Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane të Skënderbeut dhe gjobën prej 1 milion eurosh, pas seancës së para pak ditëve ku dëshmuan edhe disa prej lojtarëve dhe ish-lojtarëve kyç të korçarëve.
Veç presidentit Ardjan Takaj, përballë Komisionit të UEFA-s dëshmoi atë herë edhe Sabien Lilaj, i cili ishte i kërkuar nga vet përfaqësuesit e UEFA-s, i cili së bashku me Bakari Nimagën nuk kishin folur ndonjëherë për këtë çështje.
Pas tyre janë pyetur me radhë ish-kapiteni Bledi Shkëmbi, sot trajneri i Lirisë së Prizrenit; Bernard Berisha, sot lojtar i Groznit në kampionatin rus; si dhe Liridon Latifi, sot lojtar i Akademisë Pushkash në Hungari.
Pavarësisht se kanë dëgjuar dëshminë e të gjithë këtyre lojtarëve dhe ish-lojtarëve, përfaqësuesit e Komisionit të Apelit të UEFA-s iu qëndruan fort raporteve të sistemit “BFDS”.
o.j/dita

Nuk quhet se nuk eshte dakort Blater Duka pushtues i FSHF qe rrjedh nga nje familje e nderuar “Duka i Krimit”.
Nashi Gimce kuqit dhe Takajt i ngelen te hjane mut.
Suksese në jetë z. Ridvanoviç.
Hasan luçianovski