Reagon klubi i Skënderbeut: Paraqesim në kohë ankimimin në CAS

Leda Hysa

 

Menjëherë pas komunikimit të vendimit të Komisionit të Apelit të UEFA-s, që la në fuqi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut nga kompeticionet europiane dhe gjobën prej 1 mln eurosh nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ka reaguar edhe klubi korçar përmes një deklarate për shtyp.

“Sot, Apeli i UEFA-s shpalli vendimin mbi ankimimin e paraqitur nga Skënderbeu. Siç ishte paralajmëruar dhe pritej, asnjë ndryshim nga vendimi pararendës nuk është bërë prej këtij komisioni, pavarësisht argumenteve dhe provave të paraqitura nga pala jonë në seancën dëgjimore të datës 26 prill”, thuhet në deklaratë.

Më tej, zyrtarë të klubit korçar theksojnë se, Skënderbeu, brenda afateve ligjore do të paraqesë ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të Lozanës, “ku do të parashtrohen faktet dhe provat që rrëzojnë qëndrimin paragjykues të organeve juridike të UEFA-s”.

“Drejtësia për përfitime personale nuk është drejtësi, veçse abuzim me pozicionin dominues”, shkruhet në komunikatën e Skënderbeut.

Klubi korçar shprehet i bindur në pafajësinë e kujtdo, lojtari apo zyrtari.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po te ishte e vertete qe Skenderbeu qenka mbreti i trukimeve, Uefa do kishte te drejte, por ne kete rast do kishte patjeter edhe ekipe te tjera te huaja te perfshira ne kete skenar!
    Sido te jete aresyeja kryesore e denimit do ishte reagimi arrogant (u bene keta shqiptaret per ne uefa) i disa zyrtareve te Uefa per pjesemarrjen surprize te nje ekipi shqiptar ne kupat europiane.
    Lojtareve te Skenderbeut u eshte mohuar deri edhe dhenia e vizave per ndeshjet, pervecse ligesi e tille, si mund te shpjegohet p.sh. hakerrimi pa piken e aresyes qe arbitri europian i bente trajnerit te Skenderbeut ne ndeshjen e fundit ne svicer….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *