1 vit president, Macron i kontestuar në Francë, por i dashur për ndërkombëtarët

Ornela
French President Emmanuel Macron speaks at the European Parliament on April 17, 2018 in the eastern French city of Strasbourg. Macron addresses the European Parliament for the first time in a bid to shore up support for his ambitious plans for post-Brexit reforms of the EU. French leader wants big changes in the face of growing scepticism about the European project, but there has been a marked lack of enthusiasm from Berlin to Budapest. Macron's speech to MEPs in the eastern French city of Strasbourg is part of a charm offensive ahead of European Parliament elections in May 2019, the first after Britain's departure. / AFP PHOTO / Frederick FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

I kontestuar në Francë, por i dashur në radhët e ndërkombëtarëve. Emmanuel Macron feston 1 vit që nga marrja e detyrës së presidentit, periudhë në të cilën ai ka iniciuar një sërë reformash të rëndësishme për vendin.

Edhe pse nuk janë të rralla protestat kundër tij, ekspertët i atribuojnë Macron rritjen ekonomike të Francës ndërkohë që e vlerësojnë për rolin e tij në marrëdhëniet me jashtë. Megjithatë, presidentin francez e presin një sërë sfidash, ku më e rëndësishmja është përmbushja e vizionit të tij për një Europë të reformuar.

Me një opozitë të përçarë në Francë por i duartrokitur jashtë kufijve, presidenti Emmanuel Macron ka diçka për të festuar në 1-vjetorin e tij në detyrë.

Pas zgjedhjeve ku ai mposhti partitë kryesore të majta e të djathta, të cilat kanë qeverisur Francën për dekada të tëra, viti i parë i Macron si president ka qenë i ngarkuar me reforma të cilat kanë prekur kodin e shenjtë të punës, pranimin në universitet, politikën e emigracionit dhe kompaninë shtetërore hekurudhore.

Edhe pse shumë francezë i janë drejtuar rrugëve të vendit në protesta dhe greva të zemëruara, kjo nuk ka ndikuar mbi Macron, i cili përballet me një opozitë të heshtur në parlament. Qeveria e tij gëzon një shumicë të fuqishme. Nivelet e papunësisë janë në ulje dhe ekonomia është në rritje në Francë, ndihmuar pjesërisht edhe nga rritja përqark Europës.

Tjetër arsye që Macron të jetë i lumtur në këtë 1 vit në detyrë, është edhe fakti se nivelet e mbështetjes për të po rriten, në krahasim me paraardhësit e tij François Hollande e Nicolas Sarkozy, popullariteti i të cilëve ra ndjeshëm pak pas marrjes së presidencës, për të mos u rimëkëmbur më.

Macron ka ditur të luajë mirë edhe në arenën ndërkombëtare. Me shpejtësi, ai ftoi si presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe atë amerikan Donald Trump në vizita luksoze shtetërore.

Nuk mund të harrohet edhe takimi më i fundit mes Macron e Trump në Uashington, ku dy udhëheqësit shfaqën marrëdhënien e tyre të ngushtë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *