Rama çel konkursin e fotografisë dixhitale

Ornela

Çelja e konkursit të fotografisë dixhitale, e cila do të fokusohet te trashëgimia kulturore, ka qenë lajmi i mirë që ka dhënë kryeministri Edi Rama për të gjithë të apasionuarit pas aparatit fotografik.

Rama e ka bërë të ditur njoftimin nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, duke publikuar një fotografi nga ura pranë llixhave në Përmet.

“MIRËMËNGJES  dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë 

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit ????”, shkruan Rama në Facebook. 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Te flasesh per perkatesine Europiane te Shqiptareve sot, eshte njelloj si Shqiptaret e kohes se Skenderbeut te flisnin per perkatesine Ottomane te Shqiptareve ne shekullin e 14-te, kur Europa ishte nje vend mesjetar ku kisha digjte njerez ne turren e druve, ndersa Ottomanet ishin nje perandori ne ekspansion.

    Duket sikur e tashmja nuk mund te krahasohet me te shkuaren, por per gjithe gjeneratat qe do vijne pas, ky do jete nje krahasim midis dy te shkuarava dhe ata do habiten, se si ka mundesi, populli me numrin me te madh te kryeministrave per fryme te perandorise Otomane, dhe qe kjo perandori ua vleresoi prijesin duke jua quajtur “Zoti Aleksander” (Iskander Beu), prape nuk deshi kurre te identifikohej me Otomanet.

    Ndersa pasardhesve te tyre, qe Europa i percmon, i peshtyn, dhe i mbyt ne det si minj, e paskan pasur ender te jene nje minoritet i paperfillshem ne perandorine e saj.

    Nuk ka asnje mundesi qe nje popull te dale krejtesisht nga vetvetja, dhe te shnderrohet ne ekzaktesisht te kunderten e tij, por po keta malok, si Ramizi, Rama e Sali Ram Berisha, qe “na nxorren nga izolimi dhe na hapen dyert e Europes” jane pasardhesit e po atyre malokeve qe i “nxorren Shqiptaret nga izolimi neper keshtjella dhe i hapen dyert integrimit 500 vjecar ne perandorine Otomane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *