AI kritika qeverisë për romët: Nuk bëri asgjë për të gjetur zgjidhje

anazapta

Amnesty International reagoi sërish sot për çështjen e romëve që u dëbuan nga banesat e tyre në Rrugën e Kavajës. AI kritikon qeverinë për mosangazhim në gjetjen e një zgjidhjeje për familjet rome.

“Familjet rome, disa prej të cilave kishin 10 vjet që qëndronin në ish-qendrën për realizimin e punimeve artistike, në rrugën e Kavajës në Tiranë, u nxorën me forcë nga banesat e tyre më 7 gusht”, thuhet në komunikatën e AI. Amnesty International shkruan për shembjen e shtatë prej tetë banesave, përpara se policia t’i përgjigjej thirrjeve të zyrës së Avokatit të Popullit dhe OSBE-së në Tiranë dhe të ndalonte dëbimin dhe shembjet e mëtejshme.

AI thekson se pavarësisht se disa prej shtëpive të familjeve rome nuk janë prishur, ata kanë frikë të kthehen dhe për këtë janë detyruar ta kalojnë natën në rrugë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *