MotoGP, Crutchlow në “pole position”. Rossi, i dhjeti

Dita

Honda dominoi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës në Botërorin e MotoGP, por “pole position”-in nuk e fitoi Mark Marquez. Ishte britaniku Cal Crachlow ai që i la pas të gjithë, duke e përshkuar pistën e Heresit me kohën 1:37:653, duke vendosur kështu një rekord të ri të pistës.

Menjëherë pas tij u pozicionua piloti i Hondës zyrtare, Dani Pedrosa, me 259 të mijëtat më shumë, ndërsa vendi i tretë i takoi francezit Johan Zarkò.

Piloti spanjoll i Ducati-t shënoi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas Mark Marquez në të pestin.

Përsa i përket Yamahës, rezultati më i mirë i saj ishte vendi i 10 i Valentino Rosit, dhe një pozicion më poshtë u rendit Maverik Vinales.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *