Katuni (ose katundi) ka qenë dikur vendbanim me banorë që në zanafillë merreshin kryesisht me blegtori dhe që kishte organizim shoqëror të ndryshëm nga fshati, i cili ushtronte kryesisht bujqësinë.
Banorët e katunit shtegtonin me bagëtitë sipas stinëve nga vendbanimet e viseve të kullotave verore në ato të kullotave dimërore.
Në shek. XV kishte katune vetëm në një trevë të ngushtë malore të sanxhakut të Shkodrës, si p.sh. katuni i Bushatëve, Reçëve, Bukëmirëve, Kuçëve, Bitidosëve, Lazorcëve, Loparëve, Bankeqëve (në Kuç e Pipër), Gjonajve, Lleshajve, Muriqëve, Kolemadheve (në Kelmend).
Viset e tjera malore të Shqipërisë së Veriut, kishin fshatra bujqësore ose blegtorale-bujqësore.
Procesi i shndërrimit të katunit në fshat përfundoi në shek. XVI. Pas kësaj periudhe fjala katun bëhet sinonim me fjalën fshat.
k.a. / dita

Katun eshte sllavisht ..you moron.Cdo traditesllavekeni zene e na quani Arberishte.Cdo traditesllavee te perzier me turkane ,qe nga etnofolku edhe veshjet(etnografia),edhe gjuhesia.
Fjala Katund(katundar) more jevgjit anadolli,vjen
nga italishtja(cantone).Fqinjet tane e kan huazuar
nga shqipja.