Kazinotë po shtohen përditë në Gjirokastër

anazapta

Përshëndetje DITA! Desha t’ju kujtoj një problem serioz që nuk e përmend askush dhe për më tepër ju mediat. E kam fjalën për kazinotë që të paktën këtu në Gjirokastër po shtohen çdo ditë. Kudo që të shkosh ke kazino dhe brenda tyre ka fëmijë 13 vjeç, ka të varfër që lekët që punojnë tërë ditën i lënë për 5 minuta, etj. Dua të di si duhet ta mbroj fëmijën tim që mos të futet në rrugë të tilla. A ka ndërmend ky shtet të vërë kufij apo t’i heqë fare?

A jemi gati ne si shoqëri shqiptare për këto, kur një shtet si Greqia nuk ka fare? E kuptoj që shteti ka disa të ardhura, por mos harroni burimin se nga vinë këto të ardhura. Besoj se në qoftë se mbyllen këto, situata ekonomike do jetë shumë, shumë më mirë. Jam shumë dakord me znj. Kesiana Lekbello. Ju adhuroj për guximin mediatik që keni.

 

SMS në DITA Në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *