Shpërthen makina me tritol në Lushnje

DITA Online

 

Një automjet tip “Fiat” në Lushnje është djegur pjesërisht pasi dyshohet se ka shpërthyer me lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” gjatë natës rreth orës 03:10.

Policia thotë se automjeti është në pronësi të 44-vjeçarit me iniciale A.A., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës së tij.

Makina ka pësuar djegie në pjesën e përparme si pasojë e shpërthimit me eksploziv.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet tjetër tip “BMW” që ndodhej i parkuar pranë “Fiatit”.

Nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *