DITA e dashur! Rruga Plepa – Rrogozhinë e filloi ndërtimin në vitin 2008, por që akoma nuk ka përfunduar nga mashtruesit e qeverisë së PD-së. Rruga hyrëse deri në dalje të Kavajës ka 3 mbikalime, por vetëm njëra që të çon në plazhin e Karpenit është e përfunduar, dhe kjo me të vetmen arsye se në ish fushimin e shkollës ‘Skënderbej’, pronar i ri është shoku Shaban Memia dhe plot bashkëfshatarë të tij me prona të dhuruara nga Ministria e Mbrojtjes, Fatmir Mediu e Arben Imami.
Mbikalimi në komunën Synej, që ka rreth 10 mijë banorë, është i papërfunduar, plus mbikalimi tek varrezat e qytetit të Kavajës po ashtu. Duhet të ndalojnë makinat në autostradë që arkivoli të kalojë e të varroset në banesën e përjetshme. Gjithë këto të mira i kemi nga qeveria antikombëtare e PD-së!
SMS në DITA Në 0689073730
