Paloka: “Tahiri” nuk shkrihet, po heton edhe Ramën

DITA Online

 

Në një dalje për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka ka theksuar se Komisioni hetimor i ngritur mbi çështjen e Saimir Tahirit do të vijojë të funksionojë.

Pasi, siç theksoi ai, objekt i hetimit të këtij komisioni është edhe Rama.

“Si kryetar i Komisionit Hetimor që rëndom quhet komisioni Tahiri, por që në fakt po të shihni objektin është ngritur për të hetuar Ramën bashkë me Tahirin, ju garantoj se çfarëdo që të bëjë Prokuroria e kapur nga Rama, të hapë apo të mbyllë çështje, ky komision do të vazhdojë të bëjë rolin e tij deri në fund, derisa të vërtetojë atë që përmenda më lart se projekti, strategjia e kanabizimit, trafikimit të drogës, dhe blerjes se zgjedhjeve dhe pushtetit me paratë e drogës nuk ishte thjeshtë lojë e Tahirit por ishte një projekt që u ideua nga Edi Rama dhe u zbatua nga Rama dhe Tahiri”, u shpreh Paloka.

Ndër të tjera ai theksoi se dorëheqja e Tahirit ka ardhur me dijeninë e Ramës, si dhe “pas kapjes së Prokurorisë nga kryeministri për të shpëtuar”, siç thotë Paloka, “ish-ministrin e Brendshëm”.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mbasi ju hiku nga duart prokuroria ,doni ta zevendesoni me shpifjet tuaja .
    E verteta do dali,por mos ngelni me gisht ne goje.Keni 28vjet me mashtrime,akoma nuk e keni kuptuar qe nuk ju beson me njeri
    Nuk do vini kurre ne pushtet se populli ju njeh mire tani.Rezultati i zgjedhjeve e vertetoi.

  • Te drejte ka , lereni komisionin te punoje, ”Tahiri” ka pseudonimin [ eshte loooja ], hetimet do behen qe ne epoken e Lazaratit, dhe deri ne kokaina ne Maminas pse jo, dhe ajo e Spanjes, Kolumbise, Venezueles, Hollandes e me gjere .PUNE TE MBARE KOMISIONIT !

  • Ku thuthuqi po Paloqe ngeli, komisioni quhet “Tahiri” por po investigojme Ramen.
    Paloqe kanabizimi i Shqiperise ka qene dhe eshte bindje politike e kriminelit Sali Kar-axhic e deklaruar vete nga kopili i Zeheres, nuk te mjafton kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *