Turisitja austriake që kishte humbur ditën e djeshme gjatë një shëtitje në pyllin e Llogarasë, është gjetur pas 9 orësh kërkim nga policia.
“Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësja austriake. Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësja austriake, A. W., 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.
Strukturat Policore të DVP Vlorë së bashku me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogarasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.
Shtetëses A. W., i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre”, njofton policia.
l.h/ dita

po spiunonte arushen se kujt ia con mjaltin……