Horoskopi, 11 gusht 2013

anazapta

Dashi

Afërdita, Marsi dhe Jupiteri në shenjë mund t’ju sjellin sodisfaksione të shumta në punë, ku çdo gjë duket të shkojë mrekullisht. Në dashuri bëni mirë të evitoni grindjet me partnerin.

 

Demi

Me ndikimin e Diellit dhe Mërkurit në shenjë, do t’ju këshillohej të shfrytëzoni të gjitha mundësitë në realizimin e projekteve tuaja. Në dashuri dukeni pak të tensionuar.

 

Binjakët

Afërdita dhe Marsi në harmoni ju kthejnë entuziazmin që deri tani ju mungonte. Të lindurit në maj do të ndihen të lehtësuar në punë falë miqve që dinë gjithmonë si t’ju ndihmojnë.

 

Gaforrja

Nëse Dielli, Mërkuri dhe Urani ju jep mundësinë të realizoni ëndrrat tuaja, Afërdita dhe Marsi sjellin probleme të vogëla ekonomike dhe konfuzjon në sferën afektive. Bëni kujdes me shëndetin.

 

Luani

Disa gjëra duket sikur nuk shkojnë për së mbari (në punë sidomos), por në të vërtetë planet  tuaja procedojnë në mënyrën e duhur duke konsideruar Jupiterin dhe Saturnin në formë.

 

Virgjëresha

Falë Mërkurit në shenjë do të dini të programoni më së miri impenjimet tuaja. Më në fund erdhi momenti t’i kushtoni më tepër kohë miqve dhe çështjeve tuaja të zemrës.

 

Peshorja

Janë përsëri një numër planetesh që “janë vënë në garë”në shenjën tuaj, duke ju sjellë edhe juve stimujt që ju mungonin për të përshpejtuar në punë. Interesante fusha sentimentale.

 

Akrepi

Sot mund të jetë një nga ato ditët “jo” që askush nuk dëshiron t’i kujtojë, prandaj mos çuditnin nëse gjërat nuk ecin si dëshironi. Sidoqoftë, keni Hënën “balsamin” më të mirë.

 

Shigjetari

Me gjithë tekat e një Marsi agresiv në shenjë, është ylli juaj Merkuri ai që rivendos ekuilibret e nevojshme.Nga ana tjetër, Hëna dhe Afërdita “sponsorizojnë” jetën tuaj sentimentale.

 

Bricjapi

Deri tani e keni pasur të vështirë dhe iu është dashur të djersitni shumë për të arritur objektivat, por sot do ta keni më të lehtë, pasi me Merkurin keni një aleat më shumë.

 

Ujori

Klima yjore bëhet gjithnjë e më e ngrohtë, e kjo do të bëjë që më në fund të shkrijnë akujt në raportet me një njeri shumë të rëndësishëm për ju. Duhet t’i kushtoni vëmendje më shumë shëndetit.

 

Peshqit

Ndikimi negativ i kësaj radhe i Marsit e Saturnit në shenjë do të reflektohet shumë gjatë ditës së sotme, në të cilën do të jeni të plogët dhe me pak dëshirë për të punuar. Të turbullut edhe në ide.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *