Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2011 përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Seanca e sotme nisi me një apel te kryesueses se seancës për mediat dhe te pranishmit e tjerë ne salle, për te zbatuar me rigorozitet rregullat e mbledhjes. Gjyqtari ne seance është përfaqësuar nga avokati Julian Mertiri.
Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin se një pasuri 112 m2 në Tiranë, e cila është blerë në shumën 145 mijë euro.
Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës.
Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij për blerjen e këtij apartamenti. Këtë shume, avokati thotë se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te përvitshëm te pasurisë.
Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres. “Kjo nuk është shkelje ligjore, por marrëveshje mes gjyqtarit dhe firmës ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses.
Një tjetër problematike e konstatuar ka qene pasuria e deklaruar ne vitin 2004, qe sipas KPK-se është me e madhe se te ardhurat e tij vjetore.
Avokati i gjyqtarit tha se shtesa ne pasuri ka ardhur prej parave qe i kane hedhur ne dasmë. Për këtë avokati ka vene ne dispozicion te trupës gjyqësore edhe videot e dasmave, por qe kjo prove nuk është pranuar nga KPK-ja.
Ne fund komisioni vendosi qe te shpalle vendimin te enjten e 10 majit.
Nga gjyqtaret e Kushtetueses, Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.
Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.
o.j/dita

E kam thene disa here me pare ,Shqiperia duhet te huazoje borxh gjygjtare nga Avganistani .Gallate do jete kur te filloje deklarimi i pasurise se peshqeve te medhenj .”Gjynah “, i gjeti VETTINGU te pa pregatitur,Kujtuan se u derdh vai nlakna dhe u be deti kos . . Jane tallur ,dhe kane vjedhur deri ne palce fukarain popull . Zoti vonon ,por kurre nuk harron .
I jemi mirenjohes Amerikes dhe BE ,ne populli i neperkembur brutalisht Shqiptar , nga neokomunistet e keti tranzicioni ,dhe ja kane kaluar edhe babait te tyre shpirteror enver.
Pa meshire , me saktesi te shkoje aty ku e ka vendin.Nuk e vlen te jene gjyqtare plehra te tilla 145 mije euro.
Ne kembim te çfare gjeje firma ndertuese e lejon te jetoje pa shlyer detyrimin???? Cuditerisht keta gjykatesit tane jane te gjithe te “krimbur” ne borxhe; Mister!!!!!
Vetem duke lexuar kete fjali e kupton se cfare ordineresh ka ne kupolen juridike to Shqiperise:
“…Avokati i gjyqtarit tha se shtesa ne pasuri ka ardhur prej parave qe i kane hedhur ne dasmë…”
Njerit i dhuron motra para, tjetri i fiton parate (shtese dhe te pa arsyetuara) nga dasma…
O Zot, ne Shqiperi duhet buldozeri per te gjithe gjykatesit!
NJERI I DEGRADUAR TURPI I GJYQESORIT ……
Ka disa “mendjendritur” ,si Baushati,Lubonja,Shkullaku,
etj. qe deklarojne se Vettingu mbetet nje retushim dhe as-
gje s’ka per te ndodhur. Faktet tregojne se skepticizmi i tyre eshte thjeshte nje menyre manipulimi i opinionit pu-
blek shqiptar qe prej pervojes se tij e ka humbur besimin
gjitheanshmerisht per cdo aspekt te jetes. Keta analiste,
pikerisht abuzojne dhe e shfrytezojne kete zhgenjim te
shqiptareve.
Por ambasadori i nderuar dhe i respektuar nga 96 per-
qind e shqiptareve thote ndryshe nga c’thone keta gaze-
taruce. Ai deklaron se nuk do te largohet nga Shqiperia
“pa i nxjerre ujin e zi” sistemit te drejtesise,pa e shkallmu-
ar ate nga themelet. Kot nuk i ka paguar Amerika dhe Eu-
ropa parate per Reformen ne Drejtesi dhe Vettingun. Ata
do ta coje deri ne pasojat e fundit kete Reforme ne Drej-
tesi dhe pastaj , Zoti Lu e ka kryer Misionin e tij te Pa-
mundur Historik perkarshi shqiotareve ! Mirenjohje ,mire-
njohje ne infinit ambasadoreve te nderuar LU dhe VLLA-
HUTIN !!!!!!!!