Hipokritët

Ornela

Xhevdet Shehu

Dje pasdite kam biseduar me një person nga Vlora që nuk e njoh ende personalisht. Polizoi Kosta e quajnë. Më tha se ishte 81 vjeç. Dhe kishte një hall. Si mund të ndihmoj?, i thashë. Po ja iku 5 Maji më tha. Kam 74 vjet që shoh në ëndërr tim atë… Më ka lënë 7 vjeç… Pashë se si u rrahën veteranët te Varrezat e Dëshmorëve. M’u ngjeth trupi… Pse do thuash ti? Po ja, im atë, Jani Kosta ka vdekur në kampin nazist të shfarosjes në masë të Mathauzenit në dhjetor 1944 si antifashist, si rreth 500 shqiptarë të tjerë. Ishte 33 vjeç.

Kërkoj ngritjen e një memoriali për gjithë të rënët në kampet naziste. I kam shkruar edhe Edi Ramës për këtë… Eshtrat e tim eti nuk kam për t’i gjetur kurrë, pasi ai është djegur në krematorium si miliona të tjerë. Një memorial për ata që kanë ngelur pa varr nga nazifashistët do na qetësojë shpirtin. Më thanë se nesër (sot) do të ngrihet memoriali në Vlorë… Do vete atje… Sikur do takohem me tim atë…Vetëm kështu do më gjejë qetësi shpirti, thotë. Po atë gjestin e rrahjes së veteranëve në Tiranë mos e harroni. Ata i rrihnin, mua më dhimbte gjithë trupi. Turp, Turp… tha Polizoi.

Dhe unë i premtova se këto fjalë do t’i shkruaj në gazetë.

Por, le të kthehemi tek ai gjesti i turpshëm që ndodhi para tri ditësh në Tiranë. Është një shfaqjet më hipokrite që kanë parë gjithë shqiptarët. Pse? Ata që vajtën atje për të vënë kurora me lule në emër të Partisë Demokratike, nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë respektuar asnjë çast luftën antifashiste nacionalçlirimtare dhe dëshmorët e saj. Ata që ditën e parë që dolën në skenë, bënë aleancë me ballistët dhe legalistët,pra me ish bashkëpunëtorët e fashizmit.

Ç’kërkojnë ata te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut? Ka atje ndonjë dëshmor ballist? Jo. Prandaj vajtja e tyre atje ishte saprovokim, aq dhe një hipokrizi e padëgjuar. Por gjetkë fle lepuri…

Ata e kanë me Enverin! E meqë nuk kanë ç’t’i bëjnë Enverit, u bien veteranëve…

***

Që nga ditët e dhjetorit 1990 e më pas, Enver Hoxha është padyshim figura historike më e sulmuar dhe më e denigruar në Shqipëri. Ndaj tij është përdorur gjithë arsenali i epiteteve negative, sharjeve dhe fyerjeve, saqë cilësimi diktator tingëllon si eufemizëm për të.

Ish-udhëheqësi komunist, i plotfuqishëm absolut në sundimin e tij tepër të gjatë, ndaj të cilit ishin thurur vetëm himne dhe ditirambe pa fund, u krahasua me Hitlerin nga Partia demokratike dhe u duk se u zhvlerësua papritmas. Më 20 shkurt 1991 monumentet dhe bustet e tij të shumtë në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit u rrëzuan dhe u dhunuan njëri pas tjetrit, mes një entuziazmi histerik. Enver Hoxhës, të trumbetuar si arkitekt i Shqipërisë së re, iu hodhën përsipër të bëra e të pabëra dhe iu veshën të gjitha të këqijat dhe fatkeqësitë e gjysmëshekullit të fundit. Nga kontestuesit e politikës dhe regjimit të tij, e që çuditërisht paskëshin qenë të shumtë, ai u quajt arkitekt i së keqes.

Me marrjen e pushtetit nga demokratët, filloi një fushatë e re dhe tepër e egër kundër Enver Hoxhës, ku etiketimet më të pëlqyeshme ishin kriminel dhe antikombëtar. Dukej qartë se do të shkallëzoheshin më tej masat kundër tij me qëllim për ta fundosur sa më shumë në thellomat e historisë, mundësisht edhe për ta fshirë fare nga kujtesa. Ish-të përndjekurit politikë të regjimit komunist filluan të kërkonin me këmbëngulje dënimin e Enver Hoxhës për gjenocid dhe tradhti të lartë kombëtare. Për këtë shkruanin gazetat, bëheshin mbledhje, hartoheshin peticione…

Dhe ja, papritmas, natën e 3 majit 1992 ia behën varrmihësit.

Me anë të një vendimi të posaçëm të pushtetarëve të rinj, (u tha se e kishte firmosur vetë presidenti i sapozgjedhur), varrmihësit autorizoheshin për të hequr nga Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë eshtrat e Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Nako Spirut, Myslim Pezës, Gogo Nushit, Josif Pashkos e të disa ish-udhëheqësve të lartë komunistë, gjithsej 13. Zhvarrimi u bë vetëm dy ditë para 5 Majit, ditës së Dëshmorëve.

Ndoshta akti i natës së 3 majit do të ishte harruar shpejt po të kishte qenë i rastësishëm dhe i vetëm.

Përshpëritej atëherë: Këta qenkan të tmerrshëm, i nxirrkan të vdekurit nga varret!

Ajo që ndodhi më 3 maj, ishte vetëm parathënia. Ishte më shumë se një akt i thjeshtë zhvarrimi. Ishte një lloj ndërgjegjeje e shfaqur pa maskë. Zhvarrim-varrimet e mëpastajme treguan se ky ishte një veprim i menduar mirë.

Ishte zgjuar instinkti i shëmtuar dhe primitiv i dhunimit të varreve…

Raste të ngjashme ishin përsëritur herë pas here gjatë këtij shekulli në Shqipëri. Pasardhësit përgjithësisht kanë mohuar, mallkuar dhe nxirë gjithçka të paraardhësve. Dhe këtë e kanë bërë shpesh me brutalitet, deri edhe pas vdekjes, me dhunimin e kufomave, groposjen kolektive apo në varre anonime, madje dhe me prishjen e varreve.

***

Në këtë vazhdë ishte dhe brutaliteti i shfaqur në 5 maj te Varrezat e Dëshmorëve. Llogariteni sikur këta dhunues varresh dhe veteranësh të vijnë sërish në pushtet. Ka të drejtë Polizoi Kosta në Vlorë që thotë se ata i rrihnin dhe mua më dhembi trupi për tri ditë me radhë…

Share This Article
6 Comments
  • Varrezat e deshmoreve te Atdheut jane vende te shenjta ku prehen eshtrat e te reneve per lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise. Atje duhet te varrosen te gjithe heronjte e popullit nga Lidhja e Prizrenit deri ne Luften e Dyte boterore. Atje nuk eshte vendi i te vdekurve ne krevat, si ata emra qe permend autori i shkrimit.

  • Intelektual leshi,,,coban per dhi ne maje te maleve ,,,,asnje fjale per huliganet qe goditen veteranet, te cilet manifestonin ne te drejten e tyre te mbrojtur me ligj. Kapet pas fjales ,,eshte denigruar me shume Enveri apo Mehmeti,,,intelektual per bagetit.

  • Vezhgim me fakte tronditese

    From: Alban Dega
    Date: May 5, 2018 at 1:35:30 PM EDT

    VDEKJE FASHIZMIT !
    LIRI POPULLIT !

    Ne vend te hyrjes ,,,

    KAPEN NE FLAGRANCE NEONAZISTET E SHQUP- IT DHE SALI LUL HITLERIT !

    A doni me per fytyren vertete te nazi-fashisteve te Sali Lul … Hitlerit , te Bujar Karaosmanit, Alizoteve dhe Alibeajve !?
    Cfare rastesie !?
    Ne kohen qe po i jepja doren e fundit perkujtmores se meposhteme vjen ky lajm i turpshem, trondites, kobezi per terroriste 24 karat nazi-fashist !
    Luftetareve lirie, veterane te LNC rrugen barbarisht me shkopinj nga bandite fashistoide te Sali Lul Mul Alizot Alibeajt… prane Varrezave te Deshmoreve te Atdheut ne Tirane…
    Kapen ne flagrance neinazistet e SHQUP-it
    Fjalen e ka Arta Marku !

    VDEKJE FASHIZMIT
    LIRI POPULLIT !

    – Nder e lavdi deshmoreve dhe heronjve te Atdheut e Kombit shqiptar !

    – Lavdi e pavdekesi !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A ka parulle me demokratike, me qytetare, me atdhetare ne Bote se kjo !
    Ne populli, me popullin, per popullin eshte shpirti, zemra dhe mesazhi madhor i Kushtetutes se Nenes Boterore te demokracise amerikane
    Ata ishin ne populli, me popullin, qe dhane jeten si me le per lirine e popullit dhe Atdheut e vet !
    Shumica e tyre nuk e dinin as se cfare do te thoshte fjala parti aq me pak komuniste !
    Nuk e dinin as kishin degjuar se kush ishte Enver Hoxha as Tarrasi, as Shpati, as Abaz Kupi, as Mehdi Baj Frasheri, as Mustafa Merlika as… te shkruanin emri e vet !
    Po e dinin mire se kush ishte e cfare ishte Atdheu, Shqiperia, Kombi… Dheu e Toka ku u kishte rene koka !
    E dinin dhe e kishin ne zemer e shpirt me dhane jeten si me le per liri e per Atdhe !
    E dinin po ashtu fare mire se kush ishin bajraktaret, bejleret e agallaret, cufligaret … te gjithe tituj te pushtuesit gati 500 vjecar turk per sherbimet, spiunimet ne dobi te Portes se Karte, te Stambollit, Beogradit, Athines, Romes… dreqit e te birit !
    E dinin sepse i kishin ne mishin e ne trupin e tyre, ne kurrizin e tyre e femijeve te tyre vrangat e kamxhikeve dhe vuajtjeve te tyre prej skllavi te tyre!
    E dinin se pasuria e tyre, kullat sarajet e tyre, se bolleku i tyre ishte ngritur mbi skamjen e varferine e vet, mbi skllaverine e analfabetizmin e tyre !
    E shihnin dhe dinin se mbas cdo pushtimi e zaptimi pasurite e atij grushti shaiptaresh antishqiptare shtoheshin edhe me shume ndersa thika e tyre shkonte edhe me thelle deri ne palcen e fakirave !
    BE shihnin se pashallaret e bejleret, agallaret e Sulltaneve ktheheshin ne Vojvodet e Nacallniket e Beogradit, ne Zervistet e Athines, ne karabineret dhe nareshallet e Musolinit, ne kapitenet e Feldmarreshallet e Hitlerit …
    E kuptuan se cilido qe i sherbeu pushtuesit te trojeve shqiptare, cilido qe bashkepunoi, spiunoi, perfitoi tituj, grada, pasuri nga zaptuesi ottoman, serb, grek, Italian, gjerman a kushdo qofte ai, vecanarisht ndaj armikut te perbotshem nazi- fashist eshte armik i popullit dhe demokracise, tradhetar e vrases i Shqiperise e kombit shqiptar !
    E kuptuan se nuk kishin cte humbnin me pervec prangave te skllaverise dhe zinxhireve te skamjes dhe mjerimit !
    Ndaj u ngriten ne kembe e rroken armet per liri e nje jete me te mire !
    Cdo qindarke e grabitur , perfituar me sherbime ndaj pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi popullit apo shtetit te vet duhet ti kthehet pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit te vet !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji pa meshire e pa medyshje kunder pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, te pasuruar e graduar me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi ndaj popullit apo shtetit te dhe ato duhet ti ktheheshin pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji e prej drejtesie !
    Vdekje fashiizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi te perjetshme atyre qe dhane gjene me te shtrenjte, gjakun dhe jeten per lirine e Atdheut e vet, deshmoreve dhe heronjve te te gjithe koherave nga Iliret e lashte e deri sot !
    Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist, ka thene Vaclav Havel !
    Nese kini dyshim shihni Sali Berishen e Bujar Nishanin qe nuk lane tradhetar e spiun, terrorist e rankovicist, Karaosman e Toptan pa dekoruar, shperblyer e nderuar …
    Nuk ka fashist as nazist me te keq e me te rrezikshem se fashistI apo nazisti antifashist a antinazist !
    Nese kini medyshje shihni Alizotet dhe Alibeajt e djeshem dhe te sotem qe me gjuhen e mllefin e tyre nazifashist ua kalojne edhe parardhesve te tyre !
    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi e Nderim ne pavdekesi ne Altarin e Kombit heronjve, deshmoreve dhe luftetareve per lirine e pavaresine e Shqiperise !

  • Luftoj familja ime si mijra familje te tjera per clirimin e vendit.U vrane dy vellezer 29 dhe 25 vjec ne lulen e rinise.Pas clirimit filloj sekuestrimi i shtepive trojeve e tokave se ishin familje e pasur.Sot kur shikoj keta vampire hajdute ordinere qe me hipokrizine dhe ligesine e tyre shkojne te perkulen para te reneve.Te paret dhane gjithcka per vatanin te dytet vodhen gjithcka per vete dhe e shkaterruan kete vend.Ndjej neveri dhe turp.

  • Alban Dega te lumte ajo mndie komanduar ate mendie atdhetare sa keni shkruar me siper.Me atdhetarisht dhe shqip nuk ka folur njeri.
    Ndihemi krenare ne dashamiresit atdhetare qe ju mbeshtesim.
    Ju prifte e mira ne sherbim te atdheut,ani se fizikisht larg tij.
    Binjaku i historise..D..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *