Loret Sadiku, i cilësuar nga trajneri i Helsinborgut si mbrojtësi më i mirë në Suedi, ka refuzuar për momentin ftesën e kombëtares, shqiptare, duke sqaruar se do të bënte të njëjtën gjë edhe me atë suedeze. Ai ishte thirrur nga trajneri Xhani De Biazi për ndeshjen miqësore kundër Armenisë, më 14 gusht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, por është përgjigjur negativisht, duke kërkuar më tepër kohë të mendohet për të ardhmen. Pas sugjerimit nga trajneri i Helsinborgut se ai duhet të thirret në kombëtaren suedeze, shoqëruar kjo edhe me interesimin e Shqipërisë, mbrojtësi ka pasur një bisedë me trajnerin e Suedisë, Erik Hamren. Sigurisht që ky i fundit i ka shprehur interesimin, por nuk dihet nëse e ka thirrur për ndeshjen më të afërt. Nga ana tjetër, edhe pse ka kërkuar më tepër kohë për të vendosur, vetë lojtari është shprehur për median suedeze se “skuadrën time kombëtare e dimë unë dhe familja”. Një fjali e tillë të lë të mendosh se zgjedhja e lojtarit anon nga Suedia. Është e qartë që refuzimi i ngjyrave kuqezi do të sillte mjaft pakënaqësi te tifozët shqiptarë dhe atij mund t’i “rezervohej” i njëjti trajtim si më parë shqiptarëve të Zvicrës dhe Norvegjisë, nëse do të shpallte zgjedhjen për Suedinë. Ndërkaq, nëse do të ndodhte e kundërta, që të kishte zgjedhur Shqipërinë, Suedia është një vend shumë më liberal dhe i çliruar nga paragjykimet për t’i ofruar atij të njëjtin “trajtim”. Më parë, ai kishte deklaruar edhe për gazetat suedeze se i duhet të mendohet mirë, pasi futbolli është profesioni i tij dhe me atë mban familjen. Një argument që logjikisht nuk qëndron, pasi lojtarët paguhen nga klubet dhe jo nga kombëtaret, në një kohë që aktivizimi me Shqipërinë nuk i ka penguar shumë kuqezinj të luajnë me skuadra më të njohura e më të forta se Helsinborgu i Sadikut.

BRAVO RRI ATJE KU JE DHE MOS U MERR ME SHQIPTARET !!
Po me cilin te merret o “shqiptar” koti, me sakt o anti?. Le te luaj me cilin ekip te doje, por duhet te dije se ai eshte bir i kesaj toke qe quhet Shqiperi. Sporti, si çdo pune tjeter ka nje kufi dhe nje moshe te caktuar, ndersa nderi, dinjiteti, ashtu sikunder turpi dhe perçmimi jane ne vartesi te kontributit qe jep secili. Ato te ndjekin pas tere jeten. Atdheu (jo thjesht per patriotizem folklorik) si dhe nena kane nevoje per ndihmen dhe mbeshtetjen e gjithescilit dhe jo thjeshte per fjale. Panajot Pano, mbreti i futbollit shqiptar, nuk u pasurua kurre, por ai mbeti i pavdekshem per tifozerine dhe jo vetem por per gjithe kombin shqiptar.
shqipetari kerkoj ndjese per komentin e pare po ti qenke antishqiptar .larg nga njeres si ty ,,ti komentoje per berishen dhe une te komentova per mire po ti qenke me keq se berisha ti nuk paske ndjenja per kombin mjere ne te shkretet qe hame njeri tjetrin dy nuk behemi kure ..ndro te pakten emrin ne koment se turperove te gjalle e te vdekur..
ME EMOCIONOVE SHUME!!!
Jo moreeee gazetaaaar. Si nuk te pngoka zgjedhja e kombetares? Po jeni ne vete apo jo? Nese luan per Suedine ka shume me teper shance te luaj ne kampionatin boteror, kampionatin europian etk etj. Gje, e cila eshte e barazvelfshme me reklame per talentin e tij. Gje, barazvelfshme qe shume klube boterore mund ta shohin kur te luaj. Gje, e barasvlefshme me nje kontrate me te majme!
Tani, ne sigurisht qe do te na behej qejfi qe me cilesite dhe talentin e tij te ndihmoje ekipin kombetar, por sic e thote dhe ai pe rte futbolli eshte nj epune. Me te cilen mban familjen.
D.