Vettingu/ 44 policë kërkesë për dorëheqje në qarkun Tiranë

Leda Hysa

 

Vettingu në Policinë e Shtetit ka dhënë frytet e para ku sot kanë dalë statistikat e para.

Shifrat e para vijnë nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mësohet se 2256 punonjës kanë dorëzuar formularët personalë.

Deri më tani mësohet se 44 efektivë kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, duke u përjashtuar kështu nga procesi i vettingut.

Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se në rang vendi më shumë se 95% e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët.

Ai shtoi se ata që nuk e kanë plotësuar, do të përjashtohen nga policia.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *