Evropa ka dy ditë të shënuara, 5 majin që njihet edhe si dita e Këshillit Evropian dhe 9 majin që është dita e Bashkimit Evropian dhe ka ngelur nga data kur ministri i Jashtëm francez Shuman, bëri deklaratën e njohur historike.
Deklarata e 9 majit 1950 është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbikombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Për këtë arsye dita e Bashkimit Evropian njihet ndryshe edhe si Dita e Shumanit.
Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”. Ajo është një nga simbolet e Evropës së Bashkuar.
Parlamenti Evropian e njohu ditën e Evropës sërish më 9 maj, në vitin 2008.
Dita e Evropës festohet edhe në vendet që nuk janë ende pjesë e BE-së për të theksuar vlerat e këtij unioni, përhapjen e tyre në sistemin e edukimit. 9 maji festohet edhe në Shqipëri. Që nga viti 2003, edhe Ukraina e feston këtë ditë, gjatë një të shtune maji.
Megjithëse është e pranuar gjerësisht si Dita e Evropës, ende disa grupe, mendojnë që 5 maji shpreh më mirë vlerat e demokracisë dhe barazisë mes popujve të Evropës, ndërsa 9 majin e shohin si ditën e një marrëveshjeje mes Gjermanisë dhe Francës.
Motoja e BE-së është “Të bashkuar në diversitet”.
Himni i BE-së është Himni i gëzimit, “Ode to Joy” e Bethovenit.
Anëtari më i ri: Kroacia. Shqipëria është kandidate për në BE që prej vitit 2014. e.r./dita

9 Maji, me se pari, qe nga viti 1945, eshte Dita e Madhe e Fitores mbi Fashizmin. Eshte dita kur nje ushtar i Ushtrise se Lavdishme Sovjetike, ngriti flamurin mbi Raishtag.
Ky eshte 9 maji i pare qe nuk duhet harruar.
Por sot Europa e ka zevendesuar, per tu harruar, si çdo fitore tjeter e BS.
Se si u zhvilluan gjerat me vone, eshte histori tjeter, Por 9 Maji I 1945 shenon fitoren e madhe te se mires mbi te keqen, te demokracise mbi fashizmin.
I thone EUROPE dhe jo “Evrope”, injorant
Me gramatiken tone, thuhet Evrope.
Komentuesi Besnik ka plotesisht te drejte, jo pa qellim tentohet te kalohet ne harrese dita e fitores mbi nazizmin gjerman, por kush harron shume edhe peson….
Eshte e vertet perse e mohojne 9 majin …i mesuan fashizmit gjuhen te behen vertet njerez Rusishten