Që nga 29 prilli, një valë e pabesueshme tërmetesh është ndjerë pranë ishujve Tenerifes dhe Gran Canarias, në Spanjë.
Duke u bazuar tek hulumtimet e fundit, epiqendra e tërmeteve ka qenë midis këtyre dy ishujve.
Rrezikshmëria e tyre shihet gjithnjë e më në shtim, pasi aty pranë ndodhet edhe vullkani i tretë më i madh në botë, në Malin Teide në Tenerife.
Drejtori i Rrjetit Kombëtar Sizmik nga Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës tha se tërmeti më i madh arriti një madhësi prej 3.2 në shkallën Rihter në vetëm 35 km nga Puerto La Luz, Portin e Las Palmas de Gran Canaria.
Parku Kombëtar Teide, i cili gjendet përreth vullkanit, është vendi i tetë më i vizituar në botë, duke tërhequr 3 milionë vizitorë çdo vit.
s.a/dita
