Një gazetare malazeze u sulmua me armë zjarri për shkak të detyrës së saj.
Gazetarja 49-vjeçare, Olivera Llakiç ka mbetur e plagosur në këmbën e saj të djathtë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Gjashtë vite më parë ajo u godit me sende të forta në kokë dhe qëndroi për disa ditë në spital.
Llakiç është e njohur për shkrimet e saj hulumtuese, që akuzojnë Qeverinë se favorizon biznesmenë të fuqishëm në vend përmes tenderave dhe lehtësive të tjera të jashtëligjshme.
Policia malazeze thotë se ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që sulmi u dënua nga Ambasada e Bashkimit Europian dhe nga ajo e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.
l.h/ dita
