Tradhtia mund t’u kushtojë jetën meshkujve që kanë probleme me zemrën. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Firences, vdekjet e papritura gjatë aktit seksual ndodhin më shpesh nëse burrat e martuar janë me femra të tjera dhe jo me gratë e tyre. studiuesit arritën në përfundimin se tradhtia bashkëshortore lidhet me një rrezik më të madh për probleme kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe infarktet me pasoja fatale.
