Qeset plastike, vendimi i Qeverisë: Pas 2 muajsh, gjoba për bizneset

Dita

Qeveria miratoi ditën e mërkurë vendimin për të ndaluar, importuar dhe tregtuar qeset plastike.

Ky vendim do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh, për t’i dhënë kohë biznesit që të marrë masa.

Pas këtij afati të përcaktuar, vendimi parashikon gjobitjen e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me vlerë nga një milion deri në 1.5 milionë lekë të reja.

Masat vlejnë si për prodhues-importuesit e mëdhenj, ashtu edhe për tregtarët e vegjël të cilët gjenden në supermarkete, dyqane dhe markete.

Qeveria ka arritur në miratimin e këtij vendimi për shkak të situatës së rënduar në mjedis, kryesisht nga konsumimi i qeseve plastike që dëmtojnë peisazhin, ekosistemin dhe shëndetin e qytetarëve.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *