Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është zgjedhur zv/President i bordit të guvernatorëve të BERZH.
Ahmetaj u zgjodh përmes procesit të votimit gjatë punimeve të takimit vjetor të bordit të guvernatorëve dhe Forumit të Biznesit të BERZH në Jordani.
Takimi vjetor i BERZH pati në fokus investimet e Bankës në vendet ku operon dhe perspektiva e zgjerimit në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane.
Ahmetaj mbështeti propozimin e bordit të guvernatorëve të BERZH për të eksploruar mundësitë e shtrirjes në vende të reja në rajonin e Afrikës Sub-Sahariane. Ndër të tjera, ministri i Financave gjatë fjalës së tij vlerësoi rolin e BERZH në Shqipëri.
“Ekonomia shqiptare, është në vitin e katërt të përshpejtimit të rritjes në 3.8%. Përpjekjet për konsolidim fiskal dhe rritja ekonomike, kanë qenë faktorë përcaktues për krijimin e vendeve të punës dhe uljen e pabarazisë. Ekonomia shqiptare, papunësia tek të rinjtë, më e ulëta në rajon. Ne vlerësojmë rolin e BERZH në Shqipëri në një sërë projektesh të rëndësishme në infrastrukturë, energji, klimën e biznesit dhe financimin në bujqësi. By pass-et e Fierit dhe Vlorës dhe hekurudha Tiranë-Durrës me mbështetjen e BERZH, investime tejet të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës”, u shpreh ai.
s.a/dita

Per merita si hajdut e mashtrues se te tjera mnerita qy nuk ka. Me sa duket milionat e vjedhura sherbejne edhe per keto qoka.