Haspel dëshmon në Senat: Nuk ka më “teknika të rënda” të marrjes në pyetje

Dita
epa06722572 CIA Director nominee Gina Haspel prepares to testifying during her Senate Select Intelligence Committee confirmation hearing in Washington, DC, USA, 09 May 2018. Haspel, if confirmed, will be the first female director of the CIA, but will face tough questioning about her role supervising a CIA black site and the use of enhanced interrogation. EPA-EFE/SHAWN THEW

E nominuara e Presidentit amerikan, Donald Trump, për drejtore të CIA-s është zotuar se nuk do të rikthejë më “teknikat e rënda” të agjencisë së spiunimit.

Gina Haspel, e cila është aktualisht ushtruese e detyrës së udhëheqëses së CIA-s, ka thënë në Senatin Amerikan se nuk do të miratojë asnjë urdhër të cilin e konsideron moralisht të papërshtatshëm.

Megjithatë, ajo nuk i është përgjigjur pyetjes sesi do të vepronte në rast se Trump do ta urdhëronte atë që të merrte në pyetje një të burgosur me teknikën e zhytjes në ujë.

Kjo teknikë është rreptësisht e ndaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi konsiderohet si mizore dhe brutale, ndonëse ka gjetur përdorim nga CIA. Kjo e fundit e ka shfrytëzuar metodën e zhytjes së kokës në ujë për të marrë në pyetje disa të dyshuar për terrorizëm.

Duke u rikthyer pas në kohë, Trump ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se do ta rikthejë në zbatim këtë teknikë, duke shtuar se metoda “edhe më të këqija do të prezantohen”.

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • E ku qendron e keqja e zhytjes se kokes ne uje, te krimineleve te ISIS
    Atyre po u behet nder, se lajne koken e mbushur me morra, ne vend qe te hane nje koqe plumbi te cilen e meritojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *