Eurovizion/ Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë

Leda Hysa

 

Mbrëmjen e djeshme ishte transmetimi zyrtar i gjysmë finales së parë të Eurovizionit 2018.

Të drejtën e transmetimit e kishte edhe televizioni kombëtar në Kinë, Mango TV. Ky televizion fillimisht pati disa vonesa por nuk mjaftoi me kaq pasi ata kishin bërë edhe reduktime të ndryshme duke mos transmetuar kështu dy performanca.

Kanë qenë pikërisht performanca e Shqipërisë dhe Irlandës ato që janë hequr nga transmetimi për dy arsye.

Performanca e Eugent Bushpepës, i cili përfaqësonte Shqipërinë u hoq pasi sipas një rregulloreje të re në Kinë: aktorët dhe artistët ndalohen që të shfaqin tatuazhet në televizion. Edhe kur u dhanë emrat e finalistëve në ekran janë shfaqur vetëm pjesëtarët e ekipit të tij dhe nuk është transmetuar reagimi Eugentit.

l.h/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kinezet e njohin mire artin Shqiptar se jane rritur me filmat dhe muziken Shqipare, dhe kane thene, “ky s’eshte Shqiptar, turp per Shqiperine qe ka perfunduar ne kete gjendje qe ta perfaqesojne sllavet, por ne s’mund ta genjejme dot publikun tone duke e prezantuar kete si Shqiptar”.

  • Dikur me tatuazh damkoseshin te burgosunit ose kafshet qi ti dallonin pronaret.
    Sot eshte ne mode dhe seci ka te drejt te boj me trupin e vet njat gjo qi deshiron.
    Dhe Kina ka ligjet dhe detyrimin para njerzve te saj qi te mos ju boj reklam njerzve te damkosun me tatu 😉
    Suksese Eugenit dhe ta tundi sallen te shtunen.
    Forca Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *