Një adoleshente ruse është aq e “dashuruar” pas Victoria Beckham, sa i ka kushtuar një numër të madh portretesh. Skicat e Anastasia Goryachkinas janë publikuar në fan page-et e stilistes në Facebook. Në to bie në sy rikrijimi me detaje i portretit të Victorias, i realizuar me thjeshtësi.
Ish-këngëtarja e Spice Girls, tashmë stiliste, është kthyer në ikonën e fashion-it vitet e fundit. Veshjet e saj shiten më mënyrë të menjëhershme, pavarësisht çmimeve të larta. Ato karakterizohen nga eleganca dhe thjeshtësia, dy tipare që Victoria i personifikon më së miri. / Gazmira Sokoli


















She is sooo talented! Pictures are really beautiful 🙂