Kur e gjithë familja rrezikon jetën për një foto (VIDEO)

DITA Online

 

Ky është momenti i pabesueshëm kur një familje ka shpëtuar hollë teksa është sulmuar nga një kope gepardësh në park që imiton Afrikën në Holandë.

Videoja është filmuar nga kamera e vendosur nga një makinë tjetër, e në pamje dallohen anëtarët e një familje që kishin shkelur rregullin bazë të udhëtimit të tyre: Të mos dilnin nga makina.

Por me një vetësiguri të tepruar ata kanë dalë për të bërë foto në një vend panoramik.

E kur ata e prisnin më pak, disa gepardë janë vërsulur drejt tyre.

Fatmirësisht gepardët nuk kanë qenë edhe aq të uritur teksa i kanë “shoqëruar” deri në makinë.

Por një detaj tepër i çuditshëm që vihet re është se çdo kush vrapon për të shpëtuar kokën, e askush nuk vë re, apo të qëndrojë pas për të ndihmuar një nënë me fëmijën në krah që hipën e fundit në makinë.

Fatmirësisht ata shpëtuan me kaq, e duket se në të ardhmen ky do të jetë një veprim që nuk do ta përsërisin më kurrë.

https://www.youtube.com/watch?v=hXI_qBnoh3Q

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *