Katalonja, Puigdemonti zgjedh pasuesin e tij për president

DITA Online

 

Presidenti i rrëzuar katalanas, Carles Puigdemont ka përzgjedhur kandidatin e ri si pasardhës të tij, duke rritur shpresat se rajoni mund të ketë sërish një qeveri në fillim të javës së ardhshme, pas plot 5 muajsh udhëkryqi ligjor e politik.

Quim Torra, një aleat i afërt dhe ish-udhëheqës i grupit pro pavarësisë “Òmnium Cultural”, u shpall si kandidat nga Puigdemonti mesnatën e së enjtes.

Katalonja ka mbetur pa një qeveri që prej zgjedhjeve rajonale të dhjetorit të kaluar, që u thirrën nga qeveria qendrore spanjolle pasi rrëzuan administratën e Puigdemontit, në kundërpërgjigje të referendumit për pavarësi dhe deklaratës pasuese të shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Gjithsesi, veprimet e Madridit pësuan sërish goditje kur 3 partitë separatiste fituan sërish shumicën parlamentare në rajonin verilindor të Spanjës.

Përpjekjet për të formuar një qeveri të re s’kanë sjellë ende asgjë. Puigdemonti mbetet ende në ekzil, duke u përballur me mundësinë për t’u ekstraduar në Spanjë për rolin e tij nxitës drejt pavarësisë, ndërsa dy kandidatë të tjerë presidencialë, Jordi Sanchez dhe Jordi Turull janë ende në paraburgim.

Megjithëse Torra nuk ka asnjë pengesë ligjore si të mësipërmit, Puigdemonti e di se, edhe kandidati i tij i fundit nuk do ta ketë “rrugën e shtruar” përpara.

“Kemi ende mundësinë për të shfrytëzuar mandatin e referendumit dhe të ndërtojmë një shtet të lirive dhe të të drejtave që miliona njerëz po kërkojnë”, shkroi ai në “Twitter mesnatën e së enjtes, duke shtuar se “personalisht i kuptoj përpjekjet dhe sakrificat e marrjes së pushtetit në të tilla rrethana”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *