Përplaset nga një automjet një 15-vjeçare në Berat

DITA Online

 

Një aksident me pasojë plagosjen e një 15-vjeçareja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Berat.

Policia bën të ditur se rreth orës 20:10 në lagjen “30 Vjetori”, pranë “Pastrimit Kimik”, shtetasi O.G, 29 vjeç, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka aksidentuar shtetasen A.V, 15 vjeç, banuese në Berat.

E plagosura ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *