Një tjetër goditje e rëndë vjen për Brazilin, kur duhet diçka më shumë se një muaj nga finalet e Botërorit.
Pas Felipe Luis është kapiteni Dani Alves që nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Rusisë.
Mbrojtësi i djathtë i PSG ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Kupës së Francës, kundër Les Herbies.
Sipas Rodrigo Lasmar, mjekut të federatës braziliane të futbollit, Dani Alves duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë pas operacionit.
Lasmar, i shoqëruar edhe nga koordinatori i kombëtares braziliane ka udhëtuar drejt Parisit, për të parë nga afër gjendjen e futbollistit, që është nën kujdesin e mjekëve të PSG.
Në moshën 35-vjeçare Dani Alves do të kishte mundësi të luante Botërorin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë u aktivizua në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në vitin 2014.
Të hënën do të bëhet komunikimi zyrtar nga Seleçao.
a.s/dita

Ja hodhi bythes jevgu, nuk do te luaj boterorin e fundit te turpit, Brazili do t’a pesoje me keq se ne BRAZIL.