Ku ndodhet pika më e thellë në Adriatik?

Nela

Pika më e thellë e detit Adriatik gjendet në vijën Shëngjin (Shqipëri) – Monopol (Itali).

Kjo pikë ka thellësinë 1590 metra. (sa për kuriozitet pika më e thellë e detit Jon është 5121 metra pranë kepit Matapan të Peloponezit).

Ja disa shifra të tjera për Adriatikun: sipërfaqja e detit Adriatik është 130 mijë km2, gjatësia 850 km dhe gjerësia 203 km.

Në përgjithësi, si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të kanalit të Otrantos, ujërat gjatë bregdetit shqiptar të Adriatikut janë më të ngrohta dhe më të kripura se ato të bregut italian.

Bregdeti shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë.

Në këtë bregdet ndodhen grykëderdhjet e lumenjve më kryesorë të vendit: Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Drinit, Bunës etj..

n.s. / dita

Share This Article
8 Comments
  • Siperfaqja e detit Adriatik pothuaj e barabarte me siperfaqen etnike te Shqiperise.10 mije km/2 ma pak se Shqiperia.
    Shqiperia sot.
    Gjatesia rreth aty pak mbi 300 km.
    Gjeresia ma e vogel 150 km dhe ma e madhja 160 km.Gjatesi bregdetare 400 km.
    Jo vetem lumejt kryesor te vendit.Por te gjithe lumejt burojne ne lindje dhe derdhen ne perendim,ne Adriatik dhe Jon.

    • Lumi Lim buron nga liqeni i Plaves dhe derdhet ne lumin Drina ne Bosnje dhe Hercegovine, drina ne lumin Sava, lumi Sava ne Danub dhe Danubi ne Detin e Zi.

  • Ne thellesine me te madhe te Adriatikut …..jetojne ……..aliene prej miliona vitesh !
    (?)…….

  • Lumi [Perroi] LIMIT ESHTE I VETMI JO VETEM SE BURON E DERDHET NE DTEJTIMIN E KUNDERT , POR ESHTE DHE I VETMI QE BURON DHE DERDHET JASHT KUFIJVE SHTETROR TE SHQIPERIS

  • Bravo,T. Voda !
    Shume me saktesi ke ba komentin.
    Ketu flitet per lumej dhe jo per prrej.
    Lum shqiptaret quajn edhe Lanen e Tiranes qe sherben per tranzitin e fekaleve drejt aderiatikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *