Ekonomia e BE, tre vendet më të kamura dhe si është renditja pas tyre

Nela

Në vitin 2017, Produkti i Brendshëm Bruto i Bashkimit Europian arriti në 15.3 trilionë euro me çmime korrente.

Thuajse gjysmën e kësaj vlere e zënë 3 vende anëtare: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Me Produktin e Brendshëm Bruto në 3.3 trilionë dollarë, Gjermania ka rifuqizuar pozicionin si ekonomia më e madhe në Europë, me 21.3% të totalit të Produktit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian.

Pavarësisht se pjesa e Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 0.9% nga viti 2016 në 2017-ën, vendi që pritet të dalë në vitin 2019 zinte 15.2% të Produktit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian, duke u pozicionuar në vend të dytë, sipër Francës me 14.9%.

Në vend të katërt  rezultoi Italia me 11.2%, ndjekur nga Spanja dhe Holanda me 7.6% dhe 4.8% në mënyrë respektive.

Nga ana tjetër, 11 vende anëtare së bashku zinin vetëm 1% të Produktit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian, ku përfshiheshin: Malta, Qipro, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Luksemburgu, Sllovakia dhe Hungaria.

Nëntëmbëdhjetë vendet që formojnë Eurozonën, kishin një PBB të kombinuar prej rreth 11.2 trilionë euro në vitin 2017.

Kjo zinte 72.9% të ekonomisë së Bashkimit Europian.

n.s. / dita – Karikatura shoqëruese, nga Agim Sulaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *