Në Eurovision nuk u këndua “live” ?!

Leda Hysa

 

U tha e stërtha nga organizatorët e Eurovision Song Contest se si në dy gjysmëfinalet, ashtu edhe në finalen e madhe të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë të Portugalisë, të gjitha performancat ishin drejtpërdrejtë.

Megjithatë, pretendimi i organizatorëve është vënë në një pikëpyetje të madhe pas ndërhyrjes së një fansi që i hoqi mikrofonin nga dora këngëtares SuRie, që përfaqësonte në këtë festival Britaninë e Madhe.

Ajo që u pa ishte se megjithëse fansi i heq mikrofonin këngëtares britanike, kënga vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, kryesisht Twitter dhe më pas edhe në faqen zyrtare të Eurovision në Facebook të vërshonin komentet thumbuese e plot ironi për eventin.

“Një superimitim i SuRiet në Eurovision”, ishte pjesa më e madhe e komenteve.

Vetë Eurovision pranoi përmes rrjeteve sociale se i kishte ofruar këngëtares britanike dhe ekipit të saj që të performonte edhe një herë në skenë, por si SuRie dhe stafi i saj vendosën që të mos e bëjnë këtë.

“Nuk ka asnjë arsye pse të këndojmë sërish”, ishte argumentimi i dhënë prej tyre.

Disa prej komentuesve thonë se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”.

Ata nisën nga fakti që në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi live, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Lidhur me pretendimet se këngët ishin të regjistruara, organizatorët e festivalit europian të muzikës nuk kanë reaguar, as për të sqaruar nëse mes performancave kishte nga ata këngëtarë që kishin kënduar live.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Mashtrim si gjithnje.
    Eurovizion eshte kthyer ne nje festival per amatore, harrojini profesionistet, kane vite qe i kane kthyer….. shpinen.
    Mere me lang, se mishu u hang.

  • Kjo kllock idiote, fituse e ktij cmimim te “madh” tregon se ter festivali evropian esht nje sken cirku qe luajn ter llojet e dykembshave suficemt e qe bile kan prioritet per fitore ! Italia i beri mutin dsa vjet ,por tani sefundi u “akordua” dhe u fut ne valle ! Votat kelcasin te siluruara qe te len me goj hapur !Nuk din ma te dallosh e te kuptosh te bukuren nga shemtira kur sa keng e zera te bukura “humben” te Juri qe zbresin nga “tjeter planet “e i leshojn piket me komshillik,opinion ,servilizem e aspak sipas merites Fakti qe shikon kte idiote ne majen e lart, te krijon nje zbrazdesir e neveri te maresh seriozisht kte festival te industrializuar e drejtuar nga prapaskena e ska cfar te cuditesh qe nuk kendojn live ! Nje personazh si ata qe na pershkruan Viktor Hygo te “njeiu qe qesh” qe i risin dhe pregatisin per cirk ne nje voz vere, per te mar formen e saj ,shkon e te del per konkurim perpara gjith ruzullit ,, esht turpi dhe katandia se ku ka aritur spektatori dhe teleshikusi ,te cilin e tallin,e hutojn me skenat dhe dritat maremendeshe plot ngjyra elektronike, qe e bejn te haroj cka shef perpara e ndigjon , dhe nuk esht her e par kto vitet e fundit ! Prandaj dhe shofim kte rezultat…..
    Zhgenjim ……….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *