Nënstacioni elektrik në Orikum, drejt përfundimit

Leda Hysa

 

Ndërtimi i nënstacioni elektrik i tensionit të lartë 110 kv është drejt fundit.

Ai pritet t’i japë zgjidhje defekteve që ndodhin përgjatë kësaj zonës turistike të Vlorës, një shqetësim që ka qenë i hershëm për banorët.

Gjatë një inspektimi, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se brenda një viti situata e furnizimit me energji në këtë zonë do të ndryshojë rrënjësisht.

“Ka patur dhe shqetësime nga banorët për furnizimin por e rëndësishme është mesazhi që po jepet se investimet janë të mëdha dhe po vazhdojnë. Kjo është një nga veprat më të mëdha pas linjës 110 Kv që në tashmë e kemi përfunduar dhe besoj se në kuadrin e një viti situate do ketë ndryshuar radikalisht në gjithë zonën e Orikumit”.

Damian Gjiknuri tha se sfida tashmë mbetet te mirëadministrimi i investimeve të kryera.

“Akoma ka punë dhe ka nevojë për administrim më të mirë por rezultatet janë impresionuese dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e mirëmenaxhimit të kompanisë dhe strukturave në terren”.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes në Vlorë kanë rënë nga 50% që ishin para disa viteve në rreth 20%.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *