Aksidentohet makina e policisë, plagoset një efektiv

Leda Hysa

 

Një makinë e policisë është përplasur pasditen e sotme me një mjet tip “Hynday”, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  18:45 minuta, pranë zonës së “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.

Mësohet se efektivi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është lënduar lehtë në krah dhe është dërguar për ndihmë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *