1.
Nuk pyesin sundimtarёt pёr historinё? Por ama historia, herёt apo vonё, do t’ua shёnojё gjurmёn e veprёs qё kanё kryer. Kёshtu ndodh me sakatimin proverbial qё Sali Berisha gjatё kohёs sё sundimit tё tij i bёri historisё sё Kombit. Projekti i ‘97-s makabre mban edhe urdhёrat qё u dhanё nga kreu i piramidave financiare. Tё gjithё rrёqethen (dhe tё gjithё e dinё) se ai qё dha kumtin urdhёrues antikombёtar, ishte Sali Berisha. Prej andej Neroni shqiptar dha urdhёrin pёr hapjen e depove tё armёve tё Shqipёrisё, e shqyerjes sё dyerve tё tuneleve ushtarakё deri nё djegie, vjedhje dhe masakёr të muzeve, pasurive ushtarake. Shqipёria u fut nё qerthullin e Luftёs Civile. U shpёrbёnë Forcat e Armatosura dhe Shqipёria vriste veten. Kёto na u kujtuan tek mёsuam se Shtёpia Kulurore e FA, do t’i kalojё, Partisё Demokratike tё Regjimit tё Sundimit.
2.
Kjo qё po ndodh tani me Shtёpinё Historike tё FA nuk ёshtё asgjё po tё krahasohet me gjёmёn qё ka pёsuar Shqipёria prej rrёnimit tё vlerave. Tani, nё fshehtёsi, pa asnjё kumt tё dhёnё ndaj mediumeve, pa asnjё tejdukshmёri, por vetёm, si ato tё ёndrrave berishiane tё shkruara nё “Facebook”, ashtu nё ikje e sipёr, vidhet, nёn maska njё djep kulturor edukativ dhe historik i FA, vlerё, shenjё dhe dёshmi e rritjes sё breznive tё ushtarakёve, e shtresave tё veteranёve. Nuk ёshtё gjё tjetёr veçse rrёnim themelesh ashtu sikundёr ka bёrё çdoherë Sali Berisha.
Pёrpara ushtrive tё aleatёve tanё, ne ndjehemi se kemi mbetur nё antivlerё. Forcat e Armatosura tё Italisё, duke rikonstruktuar kёtё shtёpi, vite mё parё, nuk kanё pёrfytyruar kurrё se do tё krijonin kushte komoditeti pёr njё Parti Politike (!). Nё pёrvojёn e tyre rron jeta e gjallё tradicionale e krijuar pёr vlerat dhe modelin e secilit komb pёr ushtrinё e vetë. Kjo qё po ndodh do t’i befasojë ata.
Ndёrkaq gjeneralёt shqiptarё, heshtin. Heshtin nёn uniformёn dhe yjet e tyre, tё cilat janё yje tё qёndresёs sё shqiptarёve. Ata mjerisht i binden qorrazi politikёs.
3.
Sali Berisha gjatё sundimit te tij “demokratik” u pёrkujdes qё tё ngrejё nё piedestal, ata qё sipas tij, deri tash kishin munguar e pёr tё cilёt ende diskutohet…Ai vuri kundrualll njёri-tjetrit Ahmed Zogun me Hasan Prishtinёn e Nolin, Avni Rustemin dhe shmёmbёllimin tradhёtor tё Esad Pashё Toptanit.
Ёshte krim tё pёrbaltёsh historinё e Forcave tё Armatosura tё kёtij shteti qё edhe pse ende i ri, 100 vjeçar; nё tё vёrtetё bart shumё dёshmi qёndrese. Edhe me kёtё Shtёpi Ushtarakёsh. Republika e Sundimit qё iku, nuk mund ta fshehё dot kёtё histori, me hyrjen nё NATO, çka ka qёnё ёndёrr pёr shqiptarёt sikundёr edhe vlerё e madhe.
4.
Ne hyjmё nё kёtё Aleancё Euroatlantike jo tё zhveshur prej origjinёs sonё por me veçoritё tipike, si pjesё tё historisё kombёtare. Njё armё e vjetёr, njё shpatё e kalitur nё zejtarinё shqiptare, punishtja e barutit nё Mat, njё pritё pranё shkёmbinjёve nё qafa malesh tё Gjergj Kastriotit ku ndodhen nё jetё tё jetёve, fushat e tij tё mejdanit, rrugёt malore ushtarake, brirёt e kushtrimit, kёngёt majekrahu, eshtra dhe nofulla tё thyera ndёr luftra, kuvendet nё Sinjё, nё Beun, nё Qafё tё Llogarasë, nё Qafё tё Morinёs, nё Qafё tё Botёs, tё Thanёs, nё Torvioll apo Albulenё, kulla e Oso Kukёs, apo Mbledhja e Mukjes, Konferenca e Pezёs, Tenda e Qypit…Sa shumё qё paskemi. Sa shumё qё kemi! Por dёshpёrohemi sepse nё kohёn e sundimit berishian, u fshinё lapidarёt, u fshinё muret mё pllaka tё gdhёndura, u dёmtuan skulpturat dhe komplekset skulpturore.
Edhe kjo Shtёpi e Ushtarakёve u pёrket tё gjithё shqiptarёve, sepse ёshtё histori. Muzetё ushtarakё tё fshira janё po kёshtu, histori, tё gjitha ndodhen nё hullinё e shkretimit, sepse rёndom, kalemxhinjtё e anti-historinёt i quajnё “nostalgji ndaj komunizmit” (!). Janё tё freskёta edhe tentativat qё janё bёrё pёr ta tjetёrsuar edhe Institucionin po ashtu historik tё Spitalit Ushtarak qё ёshtё çapëlyer nën njё kirurgji korruptive pёr ta prerё mё tej atё. Rrotull i kanё ardhur dhe po i vijnё edhe Shkollёs “Skёnderbej” (Akademisё ) ku reformat janё tё pasakta dhe dyshuese. Këto institucione bartin njё pjesё moderne tё historisё sё FA. Nuk mund tё lihen pa vemendje edhe Baza Detare e Pasha Limanit, po as ajo e Porto Palermos ku kthetra oktapodёsh korruptivё vijnё rrotull.
Tek ky truall qё tjetёrsohet politikisht kemi pjesёt e kujtesёs. Edhe nё atё anё tё Lanёs, nё shpinё tё Namazgjasё ku po ndёrtohet Xhamia; edhe mё tej te Ura e Tabakёve; edje pak mё anash ku meditonte Qemal Stafa i Ri, ku Vojua shfaqej me granatё mbi tank; edhe vendi ku ishte bunkeri gjerman nё mes tё Tiranёs; edhe prapa Rezidenca e Mbretit (qё iu kthye me shpejtёsi), etj, etj.
5.
Secili komb ka ushtrinё e tij kombёtare, pёrpjekjet dhe historinё e saj. Ato mund tё kenё qёnё ushtri tё shkatёrrimit dhe krijimit tё Mbretёrive dhe Perandorive, ashtu si Bonoparti etj, por asnjё nga kёto gjurmё nuk ёshtё fshirё. As uniformat e bukura, as shpatat, e as paisjet e kuajve, as kazermat, vendpozicionet luftarake historike. Ndaj ndodh qё vendbetejat e luftёtarёve (siç mund të ish’ Albulena jonё, apo Tёnda e Qypit, rrethimet e Krujёs etj) fillojnё dhe rikrijohen si nё atё kohё. Pёr tё rikthyer lavdinё e qёndresёs. Pёr tё mos i harruar bijtë e kombit qё na lanё gjurmёt.
Shohim se si parakalon Forca e Armatosur e vendeve tё Evropёs qё nga Mbretёria e Bashkuar ne stilin e saj mbetёror tani nё kohёt moderne, nё Francё, Spanjё e kudo. Shfaqet teknika, breznitё e ushtarakёve, me uniformat tipike kombёtare, avionёt gjurmojnё bukurisht qiejt e festave kombёtare. Ato janё gjurmё tё qёndresёs dhe memorjes sё popujve nё kohё e hapёsirё. Kёtu tek ne mbillet me kujdes pёrherё mallkimi, mohimi, zhgёnjmi dhe konflikti. Mbillet urrejtja dhe ngrihet nё piedestal tradhёtia.
6.
Ne flasim pёr kёtё Shtёpi Ushtarakёsh, dhe dihet se ka dhe shumё ngjarje dramatike qё lidhen me mbledhjet e bёra brenda saj, me gjyqe ndaj gjeneralёve apo tubime asgjёsimesh ndaj kastave ushtarake (qё u sajuan, e qё as që ishin nё traditёn shqiptare). Ka ngjarje tё tjera pafund aty. Kjo shtёpi duhet tё ishte aty qё tё rrёfente, me kёndet e muzeve dhe tё ardhjes sё breznive tё ushtarakёve, jo pёr ёndёrra nostaligjike, por pёr tё kujtuar pёrpjekjet e pёrbashkёta nё formёsimin e Forcёs sё Armatosur dhe tё vetë kombit.
Unё e kuptoj se nё sistemin komunist, ka ndёrtime ushtarake tё cilat kur i mendon, i sheh apo i pёrfytyron, se si u projektuan dhe ndёrtuan, kur rrekesh tё kёrkosh qё tё tё reflektosh mbi to, kur kёrkon tё cytёsh kujtesёn, tё analizosh, mund tё tё dhёmbё koka. Sidomos kur na shfaqen sistemet tunelore, masivi bunkeror i jashtёzakonshёm, nё shoqёrinё komuniste tё vetizolimit; apo projekte tё tёrё u ndёrmorёn pёr tё lidhur edhe fshatrat me tunele nёntokёsore, kur nuk kishte bukё nё sofёr. Kjo ёshtё pjesa jonё e çmendur, sigurisht. Por edhe kjo pjesё le tё jetё atje, siç janё Piramidat e Egjyptit, tё cilat mbase nuk do tё rrёfejnё krenarinё dhe progresin apo mbrothёsinё, por ato mund tё jenё aq dёshmuese pёr memorjen historike, pёr sistemet ideologjike dhe utopike, gjurmё tё cilave kanё ngelur mё shumё se kudo tjetёr nё Shqipёri.
7.
Ata qё e kanё bёrё kёtё projekt, dёshirojnё qё t’ kthejnё vlerat historike nё lёndё qё tё prodhojё politikёn e tyre tё fshirjes sё gjurmёve historike pёr tё ngritur e pёrjetёsuar veprёn e tyre e cila edhe nё kёtё rast mё shumё ndan sesa bashkon, jo vetёm formacionet e breznive tё ushtarakёve por edhe tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё. Ai nuk ёshtё monument nostalgjie, por edhe ashtu, aq e thjeshtё, e dashur transmeton njё mirazh vlere pёrmes atyre shkallёve, sallave e koncerteve, filmotekёn, fototekёn, bibliotekёn, veprat e artit, pёrkujtimet e historisё dhe krijimtarisё. Vandalёt duhet ta ndalin dorёn e tyre tё shkretimit.

Berisha duhet varur!
duhet varur familjarisht qe te dhembi me shume
Ngelem ne kuadrin e llafeve,po pyes perseri a ka ndonje akt-akuze ne organet e drejtesise nderkombetare per kete k-kriminel dhe kelyshat e tij?Qeveria Rama do te vendos drejtesi siç ka premtuar, apo ky do te vazhdoj te luaj si macja me miun?(me falni per krahasimin)