Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka pezulluar këtë të hënë nga detyra prokuroren Rovena Gashi.
Të njëjtin vendim, Kryeprokurorja e përkohshme e ka marrë edhe për bashkëshortin e Gashit, prokurorin Dritan Gina.
Me një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme njofton vendimin për pezullimin e tyre, së bashku me akuzat që argumentojnë vendimin në fjalë.
Pezullimi i Rovena Gashit
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:
Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi.
Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale:
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.
Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
Pezullimi i Dritan Ginës
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku me vendimin nr.141, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma “b” dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma “b” dhe pika 2 gërma “b”; 155 dhe 160, pika 2, gërma “c”, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:
Pezullimin nga detyra të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, z.Dritan Gina.
Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale:
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.
Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
a.s/dita

Bravo! Te lumt zonja Arta Marku.Po vazhdove keshtu, me kete sinqerite,guxim,inisiatve,dhe pa frike kunder njerzeve te korruptuar e kriminel,do kesh pa asnje hezitim mbeshtetje dhe respektin e gjithe shqipetareve.Jemi te persekutuar nga gjyqetar dhe prokuror te pashpirt te cilet na kane rjepur,dhe nuk kemi gjetur asnjehere te drejten ton.Keta maskarenj qe u duket sikur kane kapur qiellin me dore,nuk kane bere asnjeher detyren e tyre ndj popullit.Ju pershendesim,Respekt.
Cift i korruptuar qe nga fytyrat duken keta se placka jane.
Nuk mund t’i lejohet Kryeprokurores se Pergjithshme vetem te pezulloje nga puna i nje Cifti Hajdutesh me detyra te rendesishme dhe me vite ne Prokurori, per keto bajga duhet te denoncohen po ne Prokurori per t’u peballuar me drejtesine, me burg dhe me sekuestro pasurie brenda e jashte Shqiperise,.
Keshtu quhet e plotesuar detyra e z. Arta Marku.
po emeriton te jete kryeprekurore arta marku urime po fillo nga berati te lutem te paren me gjykaten dhe bashkine eberatit aty do shikosh cfare behet se tani po fshihen po rine urte te paren mere greta kajana eshte epara eberatit qe ka vjellur barbarisht pronat exhamise apo te popullit pastaj pas saj do dalin te tjere ka punuar ne bashkine eberatit ishte graja epare ne urbanistike qe deformo9i gjithe strukturen epronave ne mangalem dhe ka prishur arkitrturen emangalemit ne berat ku ka ngritur hotel poshte argjendaris se te ndjerit baco ku jane ata prekurore te beratit qe rine enuk denancojne une ikame luftuar ne gjykate greten por ajo kishte agron musaraj ne ministrine ebrendshme prandaj une ijame drejtuar zotit bberisha kur ube preside3nt ishqiperise dhe gjykates se kasacionit ikame dekumentat ketu me vete ne itali