Buffon në konferencë shtypi; Do të njoftojë tërheqjen?

DITA Online
UDINE, ITALY - JUNE 10: Gianluigi Buffon of Italy speaks with the media during the press conference at Stadio Friuli on June 10, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Juventusi ka njoftuar se kapiteni Gigi Buffon do të dalë të enjten në një konferencë për shtyp në ambientet e ‘Allianz Stadium’.

Klubi bardhezi nuk ka dhënë detaje mbi atë çka pritet të komunikojë Buffon, por është mjaftuar vetëm me orarin e konferencës, që do të jetë 11:30.

Paraprakisht mendohet se do të jetë një konferencë shtypi lamtumire e portierit bardhezi, që pritet të ‘varë dorezat’ pas përfundimit të sezonit në fundjavë.

Prej kohësh përflitet se Buffon ka vendosur të tërhiqet, por tashmë duket se ka ardhur momenti.

Kapiteni legjendar i bardhezinjve dëshiron të largohet si fitues dhe ndoshta pas të enjtes, të shtunën do të marrë edhe duartrokitjet e fundit të tifozëve të Juves.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *