“Komisioni Europian, më shpejt në vlerësim për vizat e Kosovës”

Dita

Raportuesja e Parlamentit Europian për vizat, Tanja Fajon, ka deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e fundit përsa i përket liberalizimit të vizave të qytetarëve.

Fajon është shprehur në mënyrë të tillë në takimin e mbajtur në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj.

Ndërsa në rrjetin social “Twitter” ajo ka shkruajtur se liberalizimi i vizave është prioriteti kryesor i Kosovës, dhe se inkurajon Komisionin Europian që të japë një vlerësim për progresin e bërë në këtë drejtim sa më parë.

Postimi i plotë:

“Liberalizimi i vizave është top prioritet i Kosovës. Unë e rekomandoj fuqishëm mbështetjen time për këtë proces dhe inkurajoj Komisionin Europian të japë vlerësimin e saj për progresin sa më shpejt të jetë e mundur.”

 


s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Oh Mrs. Fajon,
    Shpresa eshte gje e madhe.
    Por e republika e kosoves,populli I kosoves
    Te diskredidohet ne kete menyre nuk lejohet.
    Eshte racizmimi me ekstremist I Europe,
    Per popullin me te vjeter ne Europe e me gjere.
    Fado USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *