Ndoka: Po negociojmë për krijimin e një poli të tretë

anazapta

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, thotë se po punon rreth krijimit të një poli të tretë në Parlament.  Sipas Ndokës, ky formacion i ri politik pritet të përbëhet nga forca politike të krahut të majtë dhe të djathtë, të cilat do të bashkohen për t’i bërë ballë polarizimit të skenës politike mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Panoramën”, Ndoka thotë se po negociohet me parti të majta e të djathta.

“Maxhoranca aktuale është e përbërë thjesht nga dy parti politike, të cilat kanë një marrëveshje pazari politik, sesa një marrëveshje programore. Në këtë kuadër mendoj se është një domosdoshmëri bashkëpunimi i forcave të tjera politike tek e djathta që ka një mozaik vlerash, dhe pluralizmi ka ngjyrat reale, por edhe tek ato parti të cilat janë parti të qendrës apo qendrës së djathtë, siç është Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut apo edhe Partia Kristiandemokrate”, shprehet Ndoka.

Sipas tij,  PBDNJ, PKDSH e Mark Frrokut si dhe partitë joparlamentare të Milos e Gjinushit, e kanë pritur me entuziazëm këtë ide. “Në një farë mënyre janë njohur me këtë ide dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u konsultuar. Ata nuk shohin ndonjë pengesë për ta realizuar këtë nismë. Është pritur me një lloj simpatie dhe entuziazmi edhe nga partitë e tjera politike për faktin se është një lëvizje politike që nuk tenton të krijojë probleme as me maxhorancën dhe qeverisjen aktuale, por as edhe me opozitën”.

I pyetur a dëmtohet PD-ja, prej nga vetë ai ka dalë deputet, me krijimin e një poli të tretë, Ndoka thotë se ky bashkëpunim ka për qëllim që të shmangë situatën e krijuar në zgjedhjet e 23 qershorit, kur disa kryetarë partish u futën në listat e PD-së dhe PS-së për të siguruar mandatin e deputetit. “Këto lëvizje janë pikërisht për këtë arsye, që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare asnjë prej forcave politike të mos ketë nevojën e koalicioneve të tilla pragmatiste, por që të ketë mundësinë të testohet me forcat e veta dhe aq vota sa ka, të përfaqësohet. Pra, të jetë në Parlament falë votave që ka, dhe jo përmes akrobacive elektorale. Pikërisht për të shmangur këtë skemë politike bëhet kjo lëvizje”.

 

 

Share This Article
13 Comments
  • SHKO TUTJE MORR ZHELE.FLET TI PER MORAL POLITIK.TI JE PARLAMENTARI ME FENDURINE NE HISTORIN E PARLAMENTIT SHQIPTAR,QE E SHET VETEN DHE PER NJE RROGE SHTETI.TURP

  • kur beje opoziten per saliun ishe nje fare burri por qe kalove sa majtas djathtas kjo tregon se je nje politikan pa byth shqiptari nuk e ka zakon te bredhi hu me hu me vjen keq per humneren qe qe rene megjithate thuaj dhe ti nje fjale qe te tregosh se egziston mjeran.

  • Po bredh shume ku Ndoka, por me urdhera nga lart, te cilat do ta lene shume shpejt prapa listave, si Lipe Shtogun e humorit.

  • Of nart ndoka ky klloun i politikes na paska mar urdher nga sala te tna bej polin e 3te politik po kur mbeti poli i 3et politik ta beshti mor te shplafte mortja te shplafte ii sikter ti me bashk me polin e 3et qe do na besh o blerat e vendit qef te beni po ju votovi populli me ju plera e ajdutr e kriminela te vendit .ju shkeli populli me kembe dhe gundermuat er mut or bajg akoma se keni kuptuar o qelbesir.

  • Si mund te kete pasues ky fare injoranti qe e tallin te gjithe? Sa antare i behen ketij sharlatani, dhe c’program ka kjo fare partie qe s’ia di as emrin.

  • Ndoka paska marre misionin e ri nga Berisha. Halli eshte tek firua e votave te mazhorances se re. Strategji qe pritet te funksionoje pas asaj me Kreshnikun e spahive. Dhe thone pastaj se politikanet tane po plaken…
    Hajde rrumpalle politike qe po tenton gjithçkah.

  • or TAJ ndoka po shko e mbath ndonje patkua kali nuk je per politike ti or krric mushke po qe mushka zben po ty ama ty te ka kputur,or TAJ ndoka po ate huliganin serb mark.uk mos e ke gje rrace e fisin tend se nje ideollogji keni …

  • ike ore..analfabet..ti je simboli se si njerezit me shkollim zerro arrijne e blejne diploma e mastera e na shesin mendje e shkojne ne maje te politikes..pike e zeze..nuk kam xhelozi..po thjesht shikoj se si dekompozohet ky sistem vlerash njerezore e nxjerr ne pah fytyra si puna jote..

  • Ju lutemi politikanëve, ruani një farë niveli në rradhët tuaja. Thamë që jemi në tranzicion, por jo dhe kaq fare. Nuk mund të bëhet politikan kushdo shofer apo marangoz. Edhe politika do një nivel edukimi dhe arsimi. Nuk mund të përfaqësojë elektoratin kushdo injorant që merr postin si shpërblim militanti. Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri politikanët të dalin nga rradhët e individëve të shkolluar dhe seriozë. Ky njeri kur flet, vetëm të qeshura shkakton. Çfarë mund ti marrësh seriozisht këtij personazhi, politika e të cilit sillet rrotull një kolltuku? Individ që ngryset me ps-në dhe gdhihet me pd-në. Sharlatanë që shfrytëzojnë konjukturat e kalbura të sistemit politik në Shqipëri dhe krijojnë parti me familjarë. Çfarë horizonti ka ky personazh dhe çfarë përfaqëson në vetvete? Por e keqja është se nuk është i vetëm, ka dhe të tjerë si puna e tij….Mjerë ne për nivelin drejtues politik!

  • nard ndoka kur ka ardh ne Permet per fushat elektorale shoqerohej nga dy makina me te njejta targa………

  • po u bere ti poli i trete ja hodhem ,me ty jo vetem politika qe ka alergji por dhe me kete teori qe na nxjer ti se mendon qe te moderosh politiken ,, une pote yhem hapur ..nese politika e vendit pret nga ty kurrrrrre mos u befte shqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *