Nga Kombëtarja te Botërori, tifozja seksi: Do bëj tifo në “Rusi 2018” për…

Dita

Atalanta Kërçyku është një nga emrat më të lakuar në showbiz-in shqiptar. Vajza nga Elbasani njihet triumfin e saj në disa kompeticione bukurie si “Miss International Automoto Sporta 2014”, Beauty of Albania 2015 (Kosovë), Miss Ballkan NY 2015 (Maqedoni), Miss Grand Sea World 2015 (Bullgari) dhe Miss Elbasani 2016.

E diplomuar për arkitekturë dhe e pasionuar pas modelingut, ajo gjen kohë të shohë edhe futboll. Dy ekipet e saj të zemrës janë Elbasani, i cili tashmë është ngjitur në Kategorinë e Parë, dhe Kombëtarja kuqezi.

Në një intervistë për Eduasportin.com, ajo ka rrëfyer detaje interesante rreth qëndrimit që ajo ka ndaj futbollit shqiptar dhe atij të huaj.

A jeni e lumtur për ngjitjen e Elbasanit në Kategorinë e Parë ?

Natyrisht që jam shumë e lumtur. Kur luante në Superiore e kam ndjekur më shpesh, por tani pak më rrallë për shkak se luante në një nivel më të ulët. Por, gjithsesi, jo vetëm unë por të gjithë sportdashësit në Elbasan janë të gëzuar dhe shpresojmë që së shpejti të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Për cilin ekip do të bëni tifozllëk në Botërorin “Rusi 2018”?

Meqenëse jam tifoze e Lionel Messit do të mbështes Argjentinën dhe shpresoj që këtë Botëror të triumfojnë, pasi ende më dhemb humbja në finalen e 2014-s në Brazil.

Ju vjen keq që Shqipëria nuk do të marrë pjesë?

Shumë… por kështu është futbolli. Ishim në një grup të fortë dhe natyrisht kur mbeti jashtë Italia, që është katër herë kampione bote, ngushëllohem disi (qesh). Por besoj se trajneri Panucci do të bëjë punë të mirë me grupin që të kualifikohemi në Evropianin 2020.

Cilin futbollist simpatizoni te Kombëtarja?

Nuk jam një ndjekëse e rregullt, por ndeshjet e mëdha gjithnjë i shoh me shoqërinë dhe i përkrah me raste, kur kam kohë edhe në stadium kur luajnë në Elbasan. Ka lojtarë shumë të mirë natyrisht, në aspektin e simpatisë nuk është se i kam parë ndonjëherë t’ju them të drejtën, por po them Rey Manaj dhe Frederic Veseli.

Shumë modele në mbarë botën janë martuar me futbollistë. Po ju ?

Nuk mendoj se do të përfundoj me ndonjë futbollist. Megjithëse jetës nuk i dihet asnjëherë, por unë jam e bindur pasi nuk hyjnë në shijet e mia dhe mbi të gjitha nuk përputhen me jetën dhe parimet e mia. Një profesion më i gjindshëm që është pranë meje çdo ditë, do të ishte perfekt. Fundja, ne gaforret kërkojmë shumë vëmendje (qesh). Futbollistët kanë një profesion që kërkon shumë sakrifica, e njëra ndër to është edhe mungesa e kohës së lirë. Përpos stërvitjes intensive, regjimeve, pushimeve të rralla, kanë edhe namin e Don Zhuanëve.

Si duhet të jetë mashkulli yt ideal?

Përpos dashurisë, e cila duhet të ekzistojë nga të dyja palët, besoj një tipar tjetër me shumë rëndësi është edhe këndvështrimi i jetës me të njëjtin sy, sikurse unë. Pa shumë peripeci edhe gënjeshtra. Një njëri që vlerëson çdo sekondë dhe të shikon si bashkudhëtaren e jetës së tij, që e respekton për atë çfarë ti je dhe përkushtimin që ke ndaj tij. 

Meqenëse Elbasani nuk luan në Superiore, për cilin ekip bëni tifozllëk?

Jam tifoze e Elbasanit, nuk bëj për asnjë ekip tjetër përveç tij.

Sa mesazhe ngacmuese apo flirtuese keni marrë nga futbollistët ?

Nuk kam mundur t’i shpëtoj as unë, si çdo vajzë tjetër showbizi. Kanë qenë disa emra të lakuar në futboll, por asgjë konkrete. Siç ua thashë edhe më lart, nuk aspiroj të kem një lidhje me ndonjë futbollist, miqësi pse jo.

Cilët janë projektet e tua për të ardhmen…

Momentalisht kam një plan pak ndryshe nga modelingu dhe arkitektura për të cilën jam diplomuar. Besoj se shumë shpejt do ta zbuloj. Megjithatë presim.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *