Gaza, pas protestave të së hënës mbahen funeralet e 58 viktimave

Dita

Në Rripin e Gazës janë mbajtur këtë të martë funeralet e 58 të vrarëve të një dite më parë në protestën e zhvilluar në Jeruzalem.

Varrimet përkojnë me përvjetorin e 70 të asaj që palestinezët e quajnë “Nakba”( emërtimi i zhvendosjes masive të palestinezëve pas krijimit të Izraelit).

Përveç të vrarëve, zyrtarët palestinezë thanë se rreth 2.700 persona të tjerë janë lënduar në protestë, dhe besohet se kjo ishte dita më vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga viti 2014.

Protesta u zhvillua përgjatë përurimit të Ambasadës Amerikane në Jeruzalem.

Këta të fundit e shohin lëvizjen e Amerikës si një mbështetje të kontrollit izraelit mbi të gjithë Jeruzalemin, që konsiderohet nga palestinezët si kryeqytet i shtetit të ardhshëm të tyre.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ushtria po vepronte në vetëmbrojtje, ndërsa kreu i Autoritetit Palestinez e konsideroi atë që ndodhi një masakër. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara folën për shkelje të rënda të të drejtave njerëzore.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kush jep ndonjë përgjigje? Pyetja: Nga një vendim i Presidentit për çvendosje Ambasade dje dhe sot u vranë 57 veta etj. Personin apo kushdo që merr vendime që dihet do sjellin vdekje dhe trazira kush e shtyn për këto veprime? Po sikur atij apo atyre tu vriten njerëzit e familjes së tij si do sillen? Mos vallë ai apo ata kanë mbi vlera njerëzore? Apo janë njerëz që kanë lindur dhe do vdesin, por jo nga marrëzitë njerëzore. Nuk kuptoj që duke qenë mirë del një vendim dhe vdekjet rrjedhin lumë? Pra kush na jep ndonjë përgjigje?
    Xha Suloja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *