Hapësira detare/ Përfundon raundi i dytë i bisedimeve Greqi-Shqipëri

Dita

Sot ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Grupi i negociatorëve shqiptarë është drejtuar nga dy bashkëkryetarë, Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe Ylber Dogjani, komandant i Flotës Detare.

Ky raund erdhi pak ditë pas takimit të zhvilluar në Selanik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.

Përfundimi i raundit të dytë u bë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila e komentoi si një takim ku ka mbizotëruar fryma konstruktive dhe bashkëpunuese.

Fotografi e realizuar përgjatë takimit në Selanik

Anëtarët e tjerë të grupit të negociatorëve shqiptarë janë:

Artur Meçollari nga Ministria e Mbrojtjes
Aida Hajna, zv.Drejtore e Policisë
Elira Koka Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë
Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë
Luan Përzhita nga Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela nga Drejtoria e Institutit te Gjeohapësirës
Qirjako Qirko, Ambasador në Londër
Arsen Mullahi
Viktor Doda
Ardjan Bylyku, nga AKBN.


s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • — Ne poplli ,… si gjinie pa shkoll… ne se na tako i luge gjelle uje deti….a . ana lejohet me ja bo i pytje per MINISTER dhe mo MA NALT…!!!>???

    — KY GRUPI NEGOCIATOR eshte fjala e fundi. ..??
    A KA PARALEL ME TE NJE GRUP DASHAMIRES QE
    I BEN OPOZITEN, APO SI I THONE … OPONENCEN. ..????.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *