Faleminderit i dashur televizioni ynë mik “KAZSport”, që na transmetove ndeshjen jo vetëm në Kazakistan, po edhe në “Qemal Stafë” tonë, të cilën ju guxuat ta quanit edhe gërmadhë.
Falë jush, të dashur miq kazakë, shumë prej nesh (shqiptarëve) që nuk patëm mundësinë të shkonim në stadium, mundëm të shohim “vjedhurazi” në internet ndeshjen e kampionëve tanë ndaj kampionëve tuaj, ndonëse me ndalesa dhe shkëputje të shumta.
Sa bukur është kur kemi mundësinë të shijojmë deri edhe ndeshje të kampionateve kineze e iraniane (për të parë Hamdi Salihin, Xhevahir Sukajn e Erion Bulkun, kuptohet), por nuk shohim dot kampionët dhe nënkampionët e Shqipërisë me arritjet e të cilëve po krenohemi kaq shumë.
Ju miq minatorë nga Kazakistani i largët ndoshta nuk e dini se në Shqipëri ne organizojmë emisione të përvitshme si “Big Brother Albania”, ku hidhen miliona lekë për të siguruar një luks të cilin ju as në ëndërr nuk e keni parë. Eh, ne shqiptarët jemi evropianë! Ne i kemi shndërruar televizionet tona në HD, që do të thotë cilësi e lartë, dhe me këtë ne krenohemi fort. Stacionet tona televizive kanë një larmi që zor se e keni ju miq kazakë; kemi dhjetë telenovela turke që transmetohen njëherësh (dhe të gjitha thyejnë rekordin e njëra-tjetrës për nga shikueshmëria), por kemi edhe kanale që japin 24 orë sport, ama sport evropian si Kategorinë e Dytë të Portugalisë e të Tretën e Italisë (ju nuk e gëzoni këtë luks!).
Megjithatë në “gërmadhën” tonë, aty në mes të begatisë që na rrethon, ne nuk kemi pasur mundësinë të çojmë një kamera për të transmetuar as Skënderbeun, as Kukësin, sepse e merrnim me mend që ju nuk do të na linit në baltë. E ju jo vetëm që kishit dërguar kamera nga shteti juaj, por kishit sjellë edhe gratë e futbollistëve në stadium, duke dëshmuar që keni nisur të bëni hapa para drejt emancipimit evropian. Shpresoj që të keni ngelur të kënaqur nga gazetarët tanë të pranishëm në stadium, të cilët jam i sigurt që me mirësjellje të madhe ju kanë orientuar, juve të dashur kolegë kazakë, se ku të pozicionoheni në stadium. Urime Shahtjorit tuaj dhe të fala Boratit!
Nga Florent HOXHA
Autor sportiv,
Detroit, SHBA

qeka merzit ky se kan thon kazakt se q.stafa osht germadh.. mo keq osht, ni shurrtore pa shurrtore..
Vertet nje turp i madh qe ndeshje te tilla te mos trasmetohen nga T.V.SH-ja te ciles ne i paguajme edhe nje takse cdo muaj. Une nuk e shoh asnjehere ate televizor te peshtire qe di vetem te shkoje mbas bythes se politikaneve. Kurse ne shtetet e tjera ndeshjet nderkombetare te ekipeve kombetare dhe te klubeve me ekipe te huaja i japin RAI 1 TF 1 etj etj.
Harram taksat tona moj T.V.Sh
Taksa qe na plackite shteti per TV antikombetar nepermes fatures se energjise elektrike eshte nje tjeter prove qe duhet shtuar ne procesin e gjykimit te krimeve ndaj popullit per qeverine Berisha, pas shtatorit.Nuk mund te pranohet me tej nje TV kaq i ndyre.
Turp per televizionet tona qe gjoja reklamohen se jane kombtare ,popull eshte i pa pune dhe nuk kane mundesi te blejne te gjith paketen supersport per te pare futboll . njerezit kto 23 vjet po largohen per dite e me shum nga futbolli e nga stadiumet Turp per qevrite qe bejne te paditurin
Duhet nje rebelim i menjehershem dhe mbarepopullor per mospagimin e takses ketij Televizioni pseudokombetar! Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje. Zaten, kjo eshte fytyra e shtetit te marrosur dhe pa asnje bosht kurrizor. Turp e faqe e zeze!