Kush po përgjon?

Leda Hysa

 

Prej vjeshtës së 2017, politika dhe veçanërisht mazhoranca po përballet me një krizë që ka si origjinë nisjeje të dhënat e dala nga përgjimet.

Saimir Tahiri përfundoi në arrest shtëpie kur Prokuroria e Katanias vuri në përgjim vëllezërit Habilaj. Por, ndërsa përgjimet, ku përmendej Saimir Tahiri në Shqipëri, mbërritën si pasojë e punës kërkimore të gazetarëve, përgjimet e pretenduara ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj i’u dhanë një funksionari të Partisë Demokratike nga burime ende të mbajtura të fshehta.

Sipas Ervin Salianjit, që thuhet se ka siguruar materialin që tashmë është sekuestruar nga Prokuroria, bëhet fjalë për një përgjim të vitit 2018. Kjo është koha kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendeshëm.

Por kush e ka përgjuar Agron, apo Geron Xhafajn, ndërsa vetë PD thotë se ndaj tij nuk zbatohet ligji.

Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

Një ekspert përgjimesh, izraeliti Yoram Frig u ndalua marsin e vitit 2017 në Tiranë. Ai rezultoi se ishte pajtuar nga deputeti Tom Doshi për të kontrolluar nëse në ambientet ku qëndronte dikush kishte vënë pajisje përgjuese.

Historia e përgjimeve shkon edhe më tej. Pak para se socialistët të merrnin pushtetin akuzuan ish-shefin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë se po përgjonte deputetë e diplomatë për llogari të ish-Kryeministrit Berisha.

Hetimet nuk e zbërthyen dot pajisjen përgjuese. Pak kohë më vonë, ish-ministri Saimir Tahiri u përfshi në një histori përgjimi nga ish-vartësi i tij, përfaqësues i LSI-së.

Por, vetë Tahiri u gjend nën akuzë politike me historinë e “IMSI Catcher”, një pajisje përgjimi për të cilën u bë edhe një hetim parlamentar. Opozita dhe jo vetëm akuzonin se pajisja përdorej për përgjime ilegale.

Megjithatë, tërmet politik shkaktuan publikimet e përgjimeve të Prokurorisë së Katanias dhe së fundmi audio-përgjimet e publikuara nga PD.

Situata nuk i ngjan ende asaj që ndodhi në Maqedoni, por pyetja qëndron; kush ka përgjuar? A është ai përgjim pjesë e ndonjë hetimi të Prokurorisë dhe kush e futi audio-përgjimin në kanale politike? A janë përgjime të Prokurorisë, Shërbimit Informativ, apo përgjimet po bëhen nga struktura jashtë atyre legale, e mbase jashtë Shqipërisë.

Kush po i përgjon ministrat e qeverisë? Prokuroria e ka nisur një hetim dhe asgjë nuk është e qartë, por një gjë është e sigurt; politika ka nisur të ketë frikë nga përgjimet, ndërsa nisja e punës e SPAK, njësisë së posaçme antikorrupsion do të shtojë numrin e denoncimeve për zyrtarët e lartë, siç ndodhi vite më parë në Rumani./ tch

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • Salianjit ia ka dhene ortaku i tij ne biznes Sadri Abazi. Nuk keni pare gje akoma shoke. Era e qelbur e qelbesirave po e mbyt ate vend.

  • Sigurishte qe pergjon ”vellai i madh,, , ate qe si thote miremengjes ne telefon e quan kundershtare.

  • Ne shqiperin jane tre faktore pergjimesh:Nje eshte nga shteti nje nga perendia dhe nje nga Salia!Dy te parat i sherbejne Salise sa here duhen te dhena!Ndaj gabohesh kur pretendon se politikanet(pa i vene theksin se te cilit krah)tremben tashme nga pergjimet!Ato i kontrollon vetem Salia per interesa te tija,ndaj Shqypnis i ka ra zia!

  • PERGJIMET JANE GJITHNJE PREZENTE, ATJE KU PUSHTETI KALON NE ANEN E MAFIES DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

    Skandali “Watergate” ne SHBA:

    Skandali çoi në zbulimin e abuzimeve të shumta të pushtetit nga ana e anëtarëve të administratës së Nixon, një proces fajësimi kundër presidentit që çoi në dorëheqjen e Presidentit Nixon. Skandali gjithashtu rezultoi me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria te 69 personave te implikuar ne skandalin e pergjimeve, me vendime që rezultuan në 48 persona me pushtet të shpallur fajtorë nga Gjykata, te gjithe ishin zyrtarë të lartë të Nixonit.

    PSE SHQYPNIA TE BEJE DALLIM NGA VENDET E TJERA?

    Aq me teper se ne rastin e Saimir Tahirit pergjimet jane kryer totalisht ne forme ligjore dhe rezili i ka mbetur Prokurorise shqyptare dhe Politikes sone Kombetare.

    A KA ME TURP PER SHTETIN TONE SE RASTI TAHIRI?

    Nese ka nje arsye pse duhet te ndeshkohet ish Kryeprokurori Adriatik Llalla eshte pikerisht se nuk ka vepruar ne asnje sekonde te jetes se tij me pushtet per te demaskuar narkotrafikantin e Edvinit, Saimir Tahiri per 5 vjet ne pushtet te Mafies se Kuqe qe la pas Enveri me Nexhmijen.

    Shikoni se cfare shkruan Wikipedia per Watergate-in:

    “…Pas një sërë betejash gjyqësore, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara njëzëri vendosi që Presidenti Nixon ishte i detyruar të dorezoje kasetat e pergjimit tek hetuesit e qeverisë (Ceshtja gjyqesore: Shtetet e Bashkuara kundër Presidentit Nixoni). Shiritat e kasetave zbuluan se Presidenti Nixon ishte përpjekur të mbulonte aktivitetet e tij kriminale dhe të përdori me autoritetin e tij presidencial zyrtarët federalë për të shmangur hetimin. Duke u përballur me një detyrimin moral të caktuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga një bindje e caktuar nga ana e Senatit , Nixoni u detyrua te jepte dorëheqjen më 9 gusht 1974. Më 8 shtator 1974, pasardhësi i tij, Gerald Ford e fali atë nga procedimi penal me nje dekrat te posacem…”

    Ketu lind pyetja llogjike:

    CFARE TE KEQE KANE PERGJIMET?

    Kur ato zbulojne pushtetin mafioz dhe kriminal qe vepron ne dem te interesit publik?

    prandaj:

    I lutemi gazetes DITA te nderyshoje paksa timonin e editorialeve te saj interesante ne drejtimin e PASOJES si rrezultati perfundimtar i pergjimeve dhe jo te remoje SHKAQET me konspiracione enveriste nderkombetare,

    sepse:

    A MUNDTET NJE BURGAXHI, DROGAXHI SI AGRON XHAFA TE SHKOJE SERBES SERBES NE PROKURORI TE BEJE KALLEZIM PER PERGJUESIT E TIJ, KUR I KA SHPETUAR BURGUT NE ITALI ME FINTE HETUESIE TE ENVERIT?

    Kjo CUDI vetem ne Shqypnine Enveriste mund te beje VAKI.

  • Mos harroni o shqiptare se pergjimin e shqiptarve dhe te Kuvendit Shqiptar e ben me endje e zell te pashuar sherbimi serb i Sali Fazlliçit e Lul Bashes ne Tirane dhe shtyllat e tij kryesore ne Prishtine, Shkup, Podgorice e gjetke…
    Keshtu qe duhet ta kemi mendjen esell dhe syte kater!…

    DRENICA E KUQE

  • Berluskoni po ngrihet ne Itali, ndersa Berisha ne Shqiperi…
    Sali Berisha e mprehu shpaten
    edhe i her’o per situate.
    Kjo asht shpata qe u rrin te supi,
    gjithe armiqve qe ka SHQUP-i!.

  • More militaruc me pages,se gazetar nuk jeni kursesi.Sipas tejet duhet lejuar komunistet te jen vet Zote e vet shkop.Kushdo qe ben dicka qe te ndaloj qeveritart deputet zyrtart ai po i sherben popullit.Kurr nuk ka pasur kaq nevoj qe te gjith te ngrihemi e ti largojn kta hajdut mafioz pa dallime politike.Dua te pyes te kan paguar apo je vete nga kta kriminel.Shkrujeni emrin e mos sajo dy germa i/h kot.

  • Pyetja e drejte do ishte kush nuk pergjon ne Shqiperi! Te mos e dish kete eshte nje naivitet i jashtzakonshem. Logjika ta do qe p.sh Italianet ne luften kunder mafias bashkpunojne me organet shqiptare por kane edhe njerzit e tyre ne Tirane e Vlore Historite e pergjimeve nga BS Israeli SHBA e deri ke rasti i fundit me Merkelin ne Gjermani nuk jane fiktive por reale behet fjale jo per nje kolltuk ministri por per stabilitet politik te vendit.!
    Evitimi i pergjimeve eshte i pamundur ca ngelet eshte shpresa qe politikanet ta kuptojne se drekat darkat dhe xhirot me barka paguhen mese fundi edhe me burg!
    Dy fjale edhe per opositen! Te veshe ne qender te punes parlamentare raste te tilla ti perdoresh si Kapital politik vetem ne momente te caktuara (puna e vllait te ministrt qenka e vjeter) nuk flet per patriotizem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *