Çfarë fshihet pas një përgjimi audio?

Ornela

Bedri Islami

PD-ja bëri pardje publike një incizim audio mes një njeriu të panjohur, të cilin e quajtën bashkëpunëtori X,  i penduari i trafikimit të drogës, i dënuar në Itali, i rikthyer dhe i dëshiruar për të vazhduar punën e tij dhe Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir  Xhafaj.

Videoja ishte paralajmëruar një ditë më parë, bile edhe më herët, por sidomos u bë e qartë se kishte diçka më tepër, pas pyetjes nëse Ministri i Brendshëm ka dijeni apo jo se i vëllai i tij vazhdon trafikun e drogës.

Të dukej një pyetje sugjestionuese, të cilës askush nuk i ktheu përgjigje dhe pas saj, përmes një lajmërimi të bujshëm, u dha edhe lajmi surprizë. Në të vërtetë asgjë nuk ishte surprizë. Ishte vazhdë e një aksioni politik opozitar, të cilët, të mbetur pa asnjë kauzë të vërtetë dhe me ndjenjën e përballjes me Vetingun politik e jo vetëm politik, kanë tashmë problemin Xhafaj.

Është një video audio, pak më shumë se dy minuta, e përgjuar në mjedise të hapura, e cila, më shumë se sa e sjell problemin, hap shumë pikëpyetje e dyshime, jo vetëm për autetincitetin e saj, çka mohohet nga Agron Xhafa, por për vetë ndërtimin e saj. Më shumë se sa gjetje mediokre ajo të ngjan me ngutjen për krijimin domosdo të një afere, e cila synon të devijojë shumë gjëra, të sotme dhe të një dite të ardhshme.

Shumë pyetje të lindin, sidomos pas fazës së parë, disi emocionuese, krijuar nga ajo që dikur në Kembrixh studiohej si “hipnotizimi nga përsëritja”.

Pyetja e parë që të lind:

Është e vërtetë apo është një inskenim i zakonshëm, në të vërtetë i ndyrë, i një klase politike, e cila, mund të ketë dijeni ose ka drojën se në javët e ardhshme mund të ketë rënie të lidhjeve të hershme të saj me botën e krimit?

Të jetë kaq budalla Agron Xhafaj, që, në kohën kur gjithçka e tij ndiqet me lupë të shumëfishtë, të bëjë biseda të tilla, kaq të hapura, apo diçka tjetër fshihet pas saj? Është vetëm punë e opozitës apo ka edhe lidhje të tjera?

Ende pa përfunduar i gjithë përgjimi i dhënë mes një bashkëpunëtori X, që nuk besoj se do të jetë X gjithnjë dhe, nëse PD nuk e dëshmon identitetin e tij bën krim të dyfishtë, pasi fsheh një të dhënë të rëndësishme të një narkomani, por edhe lidhjet e tij të mëtejshme, “juristët politikë” të PD-së deklaruan se “bashkëpunëtori X i ka kërkuar të siguronte një ngarkesë me marijuanë dhe ta punësonte si skafist për të bërë një rrugë se kishte mbetur pa para“.

Në të gjithë përgjimin prej pak më shumë se dy minuta nuk përmendet asnjëherë fjala marijuanë, trafik, ngarkesë, skafist, një rrugë droge etj. Është një njeri që i lutet një tjetri për një ndihmë.

Atëherë nga e dinin “juristët” e Shqup-it se ishte folur në këto terma? Video është vetëm aq sa është dhënë apo ka gjëra të mëtejshme; si për shembull, kush është Ermali, me çfarë merret Ermali, është emër i saktë apo pseudonim, çfarë bëri bashkëpunëtori X pas kësaj marrëveshjeje, a është denoncuar në strukturat e drejtësisë, etj.

Duke e konsideruar, sipas konceptimit të opozitës, se regjistrimi është i saktë, pra ka ndodhur, në asnjërën sekondë nuk dëshmohet se çfarë ndihme kërkohet, lidhja e tyre është e largët, pasi “është e para dhe e fundit herë” që ata kanë të bëjnë me njëri-tjetrin, se njëri shkon për një hall të madh dhe i thotë se nuk do të vij më, etj etj.

Nëse opozita është e zemëruar pasi në dy vetë që përgjohen, njëri mendon se “janë plehra”, kjo nuk është asgjë tjetër veçse perceptimi i një njeriu, i cili, edhe pse mund të jetë i fajshëm, dëgjon gjithë ditën nga opozita një fjalor ku e ku më të pistë se sa fjala “plehra”.

Pyetja e dytë që shtrohet :

Kush është i përfshirë në këtë lojë të rëndë politike dhe a është vetëm lojë?

Është e kuptueshme se bashkëpunëtori X nuk është asgjë tjetër veçse një i deleguar i opozitës për të ndërtuar grackën, gjithnjë nëse audio është e saktë. Pra, më tepër se sa një njeri i vetëdijshëm për atë që bën, ai merr rolin e kamikazit, përgjuesit dhe pastaj, njërit ndër krijuesve të këtij pokeri të rëndë politik.

Një njeri i vetëm, me kokën e tij, në këtë valë presioni ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, nuk e merr përsipër të bëjë këtë rol, pa marrë garanci të forta. Nga kush? Nga ata që e kanë nisur. Ai duhet të jetë menduar pak dhe të jetë joshur shumë, por duke e ditur se pas Agron Xhafës nuk qëndron asnjë grupim mafioz.

Nëse do të kishte një grupim të tillë dhe Xhafa të ishte kreu i saj, bashkëpunëtori X do të ishte menduar shumë herë, pasi, si ish i dënuar dhe pjesë e bandave të trafikut, ai e di më mirë se sa shqupasit se çfarë mund të ndodhë me gojët që hapen…

Janë disa vetë të përfshirë në këtë lojë. Në bisedën e parë, thirrja e parë, joshja për një takim, si mund të quhet, janë edhe dy të tjerë. Më pas janë futur në lojë të tjerë. Prej këtyre të fundit është bërë manipulimi, shkurtimi, tërheqja e fjalëve dhe tjerrja e frazave, për të paraqitur atë që u dha dy ditë më parë.

Një njeri, i cili ka një hall jete, si shfaqet bashkëpunëtori X, nuk e kryen hallin e tij për 140 sekonda, sepse asgjë e kësaj bote nuk kryhet kaq shpejt.

Njerëzit pas tij janë më të rrezikshëm se sa vetë ai. E kanë nisur për të bërë misionin e tyre, me idenë se nga kjo mund të shpëtojnë çka mund të shpëtohet.

A mundet që prokuroria të bazohet vetëm në një informacion apo duhet të veprojë urgjentisht?

Ajo veproi pa kaluar 24 orë. Krejt ndryshe me prokurorinë, e djeshme dhe të sotme, që edhe pse ka një dëshmitar të gjallë, me emër e mbiemër, si Izet Haxhia, ende nuk ka marrë as më të voglin prononcim të tij për të zbuluar lidhje të rrezikshme të klanit Berisha në jetën e vendit.

Pyetja e tretë do të mund të zbardhet më shpejt se gjithçka tjetër.

“Dëshmitari” i penduar ose bashkëpunëtori X, kush është, nga cila botë vjen, nga ajo e krimit të organizuar apo është një gjetje e rastësishme; kush qëndron pas tij, cilat opsione janë të shtruara për zgjidhje? Çfarë shantazhi është bërë mbi të dhe çfarë i është premtuar? E disponon a jo të gjithë përgjimin apo e ka dorëzuar në “juristët“ pëdëistë, është objekt i sistemit të drejtësisë dhe për cilat vepra?

Nëse Tahiri është në arrest shtëpie për një bisedë mes dy trafikantëve, të cilët mund të flasin çfarë të duan e për cilin të duan, atëherë çfarë duhet bërë kur ke një dëshmitar, sot me zë e nesër me figurë të pjesshme, për një ngjarje që mund të jetë vërtet surprizë. Kush e ndërtoi surprizën me këtë bashkëpunëtor?

Nëse videoja është reale, megjithëse shpejt do të ketë bindje se nuk është e tillë, atëherë Agron Xhafaj duhet të përgjigjet dhe ministri i brendshëm duhet të ketë përgjegjësinë e tij.

Por, nëse nuk del reale, pra e montuar, kush do mbajë përgjegjësinë?

Juristët e PD filluan që në ditën e shpalljes të tërhiqen dalëngadalë nga roli i tyre dhe të kërkojnë, si edhe më parë, rastin Agron Xhafa për çfarë ka ndodhur në Itali, megjithëse këtë problem mund ta kishin zgjidhur vetë, pasi, që kur është marrë vendimi përfundimtar për dënimin e Xhafës dhe deri kur ata qëndruan në pushtet, shkoi më shumë se një vit.

“Juristët” dhanë shenjat e para se videoja mund të mos jetë ashtu si duket. Kjo nuk do të dojë shumë kohë të qartësohet.

Për sqarimin e kësaj nuk është e nevojshme të thirret as FBI, si në një rast tjetër që opozita kur ishte në pushtet ia hodhi poshtë. Njerëzit janë këtu, prokuroria është këtu e, po të duhet, edhe specialistët e huaj, janë këtu.

Dikush duhet të përgjigjet:

Ose Xhafaj ose shantazhuesit.

 

 

Share This Article
10 Comments
  • E dinin se e kane paguar qe ta beje ate bosede. Dhe ai X qe e ka bere ate bisede ka mare nje dore te mire me euro se ka vene koken ne rrezik. Prokuroria duhet te mare te pandehur X dhe pasi te zbuloje shumen e madhe te eurove qe eshte paguar X ti kerkoje llogari PD se ku i gjeti parate per X. Dhe njekohesisht per perfshirje ne provokim dhe cenim te jetes private te tjetrit. Keto lloj inskenimesh mund ti beje vetem policia dhe prokuroria dhe jo nje subjekt politik si pd. Pd duhet te shkonte ne prokurori po te kish prova

    • NQS audioja eshte e montuar atehere kemi te bejme me nje veprim antishqiptar qe synon demtimin e interesave te shqiptareve pra tradhetia duhet denuar me burg dhe pa meshire dhe siç po duken bathet Saliani si gamor qe eshte, eshte afer arrestimit ,mbase ka dhe te tjere vetem pak durim dhe perdja po bie per palaçot e PD-se pa din e pa iman.Kryekoka e kesaj paçavure nuk do mend eshte Salehu&Basha&Basterdet e tjere.

  • PIKA NE BYTHE INFORMACIONIT QE TREGON PERRALLA E KRIFET-…KU E DO SALA E KU JA FUT BEDRI LALA…..

  • Fshihet dicka me e madhe Bedri!
    Fshihen klane mafioze ne PS te lidhur ngushte me klanet mafioze qe arrijne deri ne sferat e larta te policise italiane, zyres se financave me lidhjet e tyre qe shkojne deri ne qender te Europes.
    Ja keto dite u kap 1,8 ton kokaine ne landin e Bavarise, nje nga landet ku sherbimi dhe kontrolli policor eshte ne shkallet me te larta. Ne vitin 2017 eshte gjetur droge edhe ne ngarkesat te cilat ishin destinuar per furnizime ne supermarkete si ne Augsburg dhe diku tjeter!!!!

    Kjo per mua eshte nje „loje“ e percaktuar mire nga klanet e Saimir Tahirit duke mos lene jashte edhe Edi Ramen.
    C`hyn ne kete loje eshte dhe Gaz Demi, miku i Saimir Tahirit.
    Kush me jep dot nje shpjegim qe keshilltaret e Gaz Demit, Presidentit te klubit „Partizani“ jane dhe kane qene menaxhere dhe zyrtare te larte te klubeve italiane?
    Aq keq paska mbetur Luciano Moggi per te marre rroge nga Gaz Demi?
    Po kur thone pastaj qe vijne ne menyre „vullnetare“, ajo eshte me qesharakja ne kete histori.
    Vjen ish-menaxheri i Juventus-it Moggi, nje 80 vjecar, nje miliarder dhe ulet ne shkallet e ndyra te stadiumeve shqiptare, se bashku me Priett-in dhe nje taborre te tere italianesh?
    Ai ne Itali eshte i mbytur me skandale bastesh, denime penale etj,etj, apo tani na paska gjetur minieren e arit ne Shqiperi.
    Dhe ku? Ne ate klub drejtor sprtiv eshte vellai i Edi Rames, Olsi Rama.
    Mire qe nuk po vjen dhe Silvio Berlusconi keshilltar i Kamzes a Lacit!!!!
    Aty ka luajtur dicka tjeter se keta „pleq“ nuk te vijne qofte edhe per 5 mije €, sepse jane dhe kane qene pesha te renda ne futbollin europian.
    Ne Shqiperi mafia i ka lidhjet me matane detit dhe Fatmir Xhafa nuk eshte gje tjeter vec viktime e tyre. Viktime e Tahirit, Rames dhe lidhjeve me Italine.
    Sa here ka kercenuar Tahiri „ se nuk ka bir nene dhe bir kurve“ te me kap mua?
    Fatmir Xhafa i dha grusht te forte te gjithe piramides mafioze ne polici te ngritur nga Tahiri. Tere Vlora dhe Tepelena ishte ne tere ate piramide qe ishte kthyer ne nje organizem ku droga mbillej, ujitej dhe korrej ne syte e policise, sepse vete ata nxirnin perfitime nga ajo. Dhe policia e kalabreze qe ndonje dalllim nga policia shqiptare nuk ka, deklaronte se vetem 1% e Shqiperise eshte e mbjelle me droge.
    Fatmir Xhafa eshte nje nder shtetaret me dinjitoze qe ka PS-ja dhe nga te fundit te brezit socialist. Dhe tek ai ata kishin gjetur kundershtarin me te forte ne punen e tyre. Nga Fatmir Xhafa si minister i brendshem u larguan 500 police me doreheqje , sepse e dini mire se c`kishin bere nen hyqmin e Tahirit.
    Ai eshte i fundmi socialist dhe natyrsht qe te gjate nuk e ka. Ja se c`fare pergjimi i doli, per te cilen jam i sigurte qe ne kete rast eshte komplet manipulim.
    Tahirin nuk e shkarkoi Rama, por Gjermania. Gjermania u mbyt me droge.
    Tahiri, Rama dhe tere struktura mafioze nuk ka qene duarkryq dhe ndoshta me sherbimin e fshehte shqiptar qe eshte ne duart e Rames nxorren kete „pergjim“ duke ja dhene PD-se.
    Sa u arrestua Tahiri doli pergjimi kunder Agron Xhafes.

    Eshte i fundmi socialist Fatmir Xhafa, se edhe miku i tij Gramoz Ruci nuk i ka duart aq te pastra, ka dhe ai pjesen e tij ne keto meselera droge dhe kokaine.
    Ne fund te fundit e ka lene ne balte.
    „Rilindja e Rames“ ka shkuar teper larg parimeve te dikurshme te Partise Socialiste.
    Fatmir Xhafa eshte ne gojen e ujqerve te struktures se „Zones se Pare Operative“ Vlore-Tepelene e cila i ka fijet edhe matane detit. Eshte teper i ndergjegjshem per ate detyre.
    Mos sot neser do te ai bjere. Nuk mund te qendroje Xhafa ne ate detyre, ne nje qeveri dhe parlament te mbushur me plot kriminele dhe te korruptuar.
    Por mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene.

    • Kesaj here ta mbeshtes jo pak, por gati 10% mendimin. Pse do thuash ti Cluas fake? Per ato pak lavde qe i ke thurrur z.Xhafaj, sigurisht. Aty ku ke te drejte ke dhe per kete duhesh respektuar vertet.

      Qe z.Xhafaj ka mbetur i vetmi socialist i vertete, i vetmi zyrtar profesionist dhe i vetmi politikan serioz ne tere karrieren e tij, kesaj nuk i heq as edhe nje presje.

      Por le te hyme pak ne te thella. Le te shqyrtojme pak qellimin tend te thurrjes se lavdeve ndaj ministrit me kurajoz dhe me te nderuar te qeverise R.2, dhe nese eshte ky shkaku i vertete i komentit tend.

      Pershtypja ime eshte se e ke bere thjeshte sa per shplarje truri. E ke bere per t’i hedhur pak hi syve atyre lexuesve te rinj, te cilet s’ti kane njohur mire as prapaskenat dhe as stilin e te shkrojturit.

      Nje shrehje lapidare thote “Shpif, shpif se dicka do mbetet” Per t’u bere pak te besueshem, ju sahanlepiresit demokaotikas here pas here ju duhet ta beje faqen bythe. Po, po, bythe!

      Po te jete per sojin dhe sorollopin tuaj, ju shqupasit do te perdornit cdo lloj inskenimi, cdo lloj makinacioni dhe cdo lloj manipulimi kunder cilitdo qe eshte ne kundershtim me planet tuaja djallezore per te riardhur ne pushtet.

      Po ku keni bythe ju te permendni bemat e socialisteve more dallkauker te pafytyre? Socialistet jane ata qe jane, kane padyshim nje mal me gjynahe, por degjoje nga une dhe ngulite thelle ne koke: Edhe po te jete e vertete se dikush prej tyre mund te jete marre me trafik droge, asnjeri prej tyre nuk mban mbi shpatulla akuza nga me te rendat. Aq e veshtire qenkerka per nje “ekspert” si ty te kuptoje ndryshimin esencial midis BALTES dhe BAJGES?

      – Mire qe permend drogen, po si s’ta nxe gurmazi ta ngresh zerin lart kunder zullumqare dhe flakevenesve te ’97-es?
      – Po si s’ta nxe gurmazi te thuash dy fjale per detonacionet vdekjeprurese te Gerdecit?
      – Po si s’ta nxe gurmazi te permendesh vrasjet makabre te 21 janarit?

      Kur do ta mesosh se koha juaj cofi nje here e pergjithmone qysh me 23 qershor 2013. Kaq shpejt i harruat ato 1 milion shuplakat? Kaq shpejt i harruat nje mal me “peshtyma digjitale” qe ju ka dhene dhe po ju jep perdite nje popull i tere?

      Me qe na hiqesh si bicim teoricieni dhe njohes i pazareve te droges dhe basteve, pse nuk se nga cila zyre e shqupit i psonis ti gjithe keto informata “kaq te sigurta” dhe ku e gjen ti gjithe kete oreks per t’u marre me lloqe fjalesh e polemika kunder nje qeverie te ardhur ne pushtet me vote te lire qytetare?

      Hajt pra boji te fala “bashkëpunëtorit X”. Se mos je ti dora vete ore? 🙂

  • Pas pergjimit eshte nje vella i ministrit te brendeshem i denuar per trafik droge, eshte dhe nje stan mediatik uturak ku dhjet Rama qe e ka fshehur der sot kete fakt per publikun. Nga sot me fort i felliqer se Xhafa si minister i brendeshem me vella trafikant droge, eshte ky stan mediatik i mbuluar me turp nga deshira per ti fshehur publikut te verteta per qeverine e per ti shitur ketij publiku rrena te kesaj qeverie te dhjere tashme me dy ministra te brendeshem te lidhur direkt a familjarisht me trafikun e droges.

  • Ore Bedri sa zagar i dashur je mbas femnave.
    Do vije dita dhe do ballafaqohemi.Atehere ku do e cosh veten.

  • Ore Bedri sa zagar i dashur je mbas femnave.I shkruan dhe i ban elozhe.Ato nuk te njohin.Po do te njohin.
    Do vije dita dhe do ballafaqohemi.Atehere ku do e cosh veten.

  • Bashkepunetori X …HaHaHa sa naive …!!! Ne rast se ai ka biseduar ne te vertete me Agronin dihet se kush eshte nga vellai I ministrit rrjedhimisht dhe nga ministri … PD po e mbron na kush nga populli …..!!!!????

  • TE LUMTE PENDA
    TE LUMTE MENDJA
    TE LEXOJ
    SHUME MA KA ENDA!
    O BEDRI O MEDJE AR!
    KRENARI
    PER CDO SHQIPTAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *