Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul në kuadër të samitit të PPE për Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga PD, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Mos hapja e negociatave, – tha Basha, – do të ndëshkonte Shqipërinë dhe shqiptarët, që presin dhe meritojnë standarde europiane dhe do të ndihmonte krimin dhe politikanët që kanë tradhtuar interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre”.
Sipas njoftimit të PD, “Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend”.
Kryeministri Edi Rama akuzoi sot Bashën se po hedh baltë nëpër Europë për të bllokuar hapjen e negociatave, pasi ka frikë nga drejtësia e re.
a.s/dita

E perkthyme dmth qe ne se meritojm por po fillum negociatat do ndreqemi! Ka dhon kontribut te modhe