Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, u kërkon anëtarëve skeptikë të Bashkimit Europian të mbështesin hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Stuttgarter Zeitung”, Hahn kërkon që këtyre vendeve t’u jepet shtysë në procesin e integrimit.
“Skepticizmin e kuptoj dhe nuk them gjithashtu se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë gati për t’u anëtarësuar. Kryerja e reformave të nevojshme për këtë mund të arrihet gjatë procesit të anëtarësimit”.
Hahn shprehet përkundrejt mbështetjes së Gjermanisë se ka lobuar personalisht në parlamentin gjerman që ky vend të japë aprovimin për negociatat në qershor.
Megjithatë, Komisioneri paralajmëron se nëqoftëse nuk vihen re përparime në kuadrin e drejtësisë, negociatat edhe mund të ndërpriten.
“Për negociatat e anëtarësimit, ne i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të ligjeve, dërgimit me të vërtetë të rasteve të korrupsionit para drejtësisë dhe që “peshqit e mëdhenj” të mos kursehen. Pa përparime në këtë drejtim, negociatat mund t’i ndërpresim”, është shprehur Johannes Hahn.
s.a/dita

nJI VEND I CILI KERKON TI BASHKOHET
EUROPES
DUHET TE JET NE GJENDJE TE PASTROJE
MBETURINAT E POLITIKES BANDAVE
QE MBAJN PENG ZHVILLIMIN E SHQIPERISE
E PERMANENT NEN KONFILKTE
TE PASTROJE ELEMNTIN KRIMINAL NGA POLITIKA
REFORMOJ E PASTROJ GJYQESORIN NGA
INJORANTET ME DILPOMA SHPELLE
SI LLALLA ISH PROKURORI QE I SHERBENTE
BANDE SE SHPELLARIT DHE PRESIDNETIT !
NQS RAMA ESHTE I PAAFTE TE BEJ KTO
E NGREJ TE PAKTEN SI INSTITUCIONE
NE NIVELE TE NJI SHTETI LIGJORE ME NJI
DREJTESI TE PASTRUAR E FUNXIONALE
ATEHERE MERITON PRO-N EUROPIANE !
NQS RAMA NUK ESHTE I AFTE TE PERBALLOJ
CA BANDITE QE BOTA EUROPIANE I BEN
TE SHTRIHET NE TOKE E KERKOJN FALJE
PER 24-ore
nga shpellari ME I MADHE E DERI KE
banda e Ali BABES deri ke qirsi fundit i mones ,
NATYRISHTE QE NUK JE PER EUROPE
POR NJI SHTET I TIPIT AFGANISTAN
KU SHTETI MBAHET PENG NGA TERRORISTET
ISLAMIK TALIBANE
SI KE KTU PD – LSI !
HAJT PRA DO EUROPE
APO BEN SIKUR DO !