Të ashtuquajturat “udhëtime në botën e përtejme” kanë tashmë një bazë shkencore. Përvojat e jetuara nga 20 për qind e pacientëve që i kalojnë vdekje klinike janë pasojë e aktivitetit elektrik që truri vazhdon të ketë pak çaste pas vdekjes. Shkencëtarët kanë provuar se në momentet e para pas vdekjes klinike, aktiviteti elektrik i trurit vazhdon. Kjo bën të mundur eksperiencat pas vdekjes, të cilat një pjesë e pacientëve i përshkruajnë si tuneli me dritë në fund. Studimi është kryer nga Universiteti i Miçiganit dhe është publikuan në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, “PNAS”.
