Disa këshilla të thjeshta si të qetësojmë të kruarat nga pickimet e mushkonjave

Pranvera Kola

 

Shumë pak gjëra janë më “bezdisëse” se kruajtjet që shkaktojnë pickimet e mushkonjave. Por fatmirësisht, duke zbatuar disa metoda tërësisht natyrale, ne mund të qetësojmë kruajtjet që shkaktojnë pickimet e mushkonjave. Në vijim do të lexoni disa nga metodat më të mira natyrale që do t’ju ndihmojnë në këto raste.

Uthulla
Sapo të vini re shenjat e para të pickimit, aplikoni menjëherë pak uthull në të. Por nëse keni pickime në gjithë trupin, mund të bëni një banjë me ujë të ngrohtë dhe të shtoni në të 2 gota me uthull molle.

Aloe vera
Aloe vera është një tjetër qetësues natyral për pickimin e mushkonjave. Duke fërkuar vendin e shpimit me xhelin që ndodhet brenda gjetheve të saj, kruajtjet dhe ënjtja do të zhduken.

Sodë me ujë
Krijoni një pastë duke përdorur sodë buke dhe pak ujë, të cilën duhet ta aplikoni me shumicë në zonën e pickimit. Pas një kohe të shkurtër kruajtet dhe ënjtja do të jenë zhdukur.

Qepa
Përveçse mund t’ju bëjë të qani, një fetë qepë e sapoprerë mund t’ju ndihmojë në trajtimin e pickimeve të mushkonjave. Thjesht vendosni një fetë qepë në vendin e pickimit dhe brenda pak minutash nuk do të ndjeni më kruajtje.

Limoni
Lëngu i limonit është një tjetër mënyrë e mirë për të qetësuar të kruarat nga pickimi i mushkonjave. Thjesht aplikoni pak lëng limoni në vendin e pickimit dhe të kruarat do të zhduken për pak kohë. Gjithashtu fërkimi i vendit të pickimit me lëkurën e limonit mund t’ju ndihmojë deri sa lëngu të japë efekt.

 

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *